Dashuria ndodh vetëm një herë në jetë! Hera e dytë nuk është e njëjta dashuri! Kjo nuk është shprehje klishe, kjo është histori jete
Të gjithë ne jemi rritur me këtë ide, por kemi kuptuar se dashuria e parë, pavarësisht se sa e veçantë është, nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Dhe mos ji i trishtuar për këtë! Dashuria e parë është diçka që duhet t’a merrni si një përvojë, kjo ju bën më të fortë dhe ju bën të kuptoni se kush jeni si person.
Në rastin tim, më bëri të kuptoj çdo gjë që dua me partnerin tim dhe atë që nuk dua të bëj. Pra, duke qenë tërësisht e zemëruar dhe duke humbur plotësisht besimin në dashuri, vendosa që të mos jem me askënd dhe i dhashë kohë vetes për t’u shëruar dhe për të “lëpirë” plagët e mia.
Pastaj ndodhi që takova dikë, dhe e kuptova se ishte ai që vërtet meritoj. Më mori vetëm një javë për të kuptuar diçka shumë të thellë: duhen dy zemra të thyera që të vlerësojnë njëri-tjetrin! Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i jepni zemrës suaj një mundësi tjetër, për të kuptuar dashurinë e vërtetë!
1. Zemrat e thyera e vlerësojnë njëri-tjetrin
Kur një zemër e thyer takohet me një zemër tjetër të thyer, ajo bën një tërësi. Ajo rreh si gjëja më e bukur në këtë planet. Dy zemrat e thyera e vlerësojnë njëri-tjetrin për atë që kanë qenë të zhgënjyer më parë dhe ata e kuptojnë dhimbjen që të dy zemrat kanë kaluar.
2. Zemrat e thyera kuptojnë se çfarë do të thotë të lëndohesh
Ne kemi qenë të lënduar. Të gjithë ne kemi qenë në një pikë ose në tjetrën, por kur e doni dikë që ju ka dëmtuar dhe ju ndjeheni keq. Kur dy zemrat e thyera takohen së bashku, ato gjithnjë sigurohen që janë të ndjeshme dhe bëjnë gjithçka me fuqinë e tyre për të siguruar që asnjëherë nuk e bëjnë tjetrin të ndihet i/e lënduar.
3. Zemrat e thyera krijojnë një ekip të pandërprerë
E dini çfarë do të thotë të jesh në një ekip? Kur ju bëni një rënie të lirë dhe e dini se personi tjetër do t’ju kap pa marrë parasysh çfarë. Dy zemrat e thyera kurrë nuk largohen nga bashkëlojtarët e tyre vetëm, shkruan Class. Dhe ne e kemi përjetuar të gjithë këtë, prandaj kur dy zemrat e thyera vijnë së bashku, ato nuk e braktisin ekipin e tyre sepse e dinë se si ndihet.
4. Zemrat e thyera respektojnë njëri-tjetrin
Respekti është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie! Mund të jetë e parëndësishme për disa njerëz, por duhet t’i jepet përparësi më së shumti. Një zemër e thyer ka përjetuar disa nga situatat më të vështira. Të qenit i vetmuar në një dhomë plot me të huaj, duke u tallur me njerëz të rastit për hir të humorit nuk është një situatë fort e pranueshme. Por, kur dy zemra bëhen bashkë, ato e kuptojnë rëndësinë e respektit për njëri-tjetrin. Respekti për ndjenjat, besimet, familjet, etj.
5. Zemërthyerit janë më të fortët
Ne kemi qenë të sëmurë, kemi qenë me personin e gabuar, jemi rrethuar nga njerëz të rastit dhe situata si këto të bëjnë të ndihesh i vogël, i pavlerë, por ka shumë forcë të fshehur që ju fitoni pas çdo torture emocionesh që mund të keni. Ndaj, ata që kanë përjetuar ndjesinë e thyerjes së zemrës, janë edhe më të fortë pas çdo beteje me të cilën përballen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania