Site icon Telegrafi

Provoni ushtrime për shtrëngimin e të gjithë trupit: Gjithçka që ju nevojitet është një ndenjëse parku

shutterstock

Palestrat dhe qendrat e fitnesit janë të shkëlqyera sepse na ndihmojnë të përqendrohemi vetëm në stërvitje dhe të harrojmë sfidat që na presin jashtë

Por, ditëve me diell, është akoma pak më e vështirë të mbyllesh mes katër mureve kur të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në natyrë. Pra, provoni këto ushtrime që mund t’i bëni në park dhe gjithçka që ju nevojitet është një ndenjëse e lirë.

Trajnerja kanadeze Christina Graham tregoi disa ushtrime efektive që mund t’i përdorni për të aktivizuar të gjithë trupin.

Ky lloj trajnimi do të jetë veçanërisht i dobishëm për të gjithë ata që pëlqejnë të vrapojnë ose ecin, kështu që ata mund të bëjnë një stërvitje të shkurtër ecjeje ose vrapimi në kombinim me këto ushtrime dhe të marrin raportin perfekt të ushtrimeve kardio dhe ushtrimeve të forcës.

Duke shtypur shigjetën djathtas në vetë videon, kaloni në video për ushtrimin tjetër, transmeton Telegrafi.

Trajnimi përbëhet nga gjashtë ushtrime, secila prej të cilave kryhet për 40 sekonda. Kur të keni përfunduar të gjithë grupin e ushtrimeve, pushoni për një minutë dhe përsëriteni çdo ushtrim katër herë.

Ndërsa ushtrimi me kërcim (jumping jacks) do të ngrohë trupin dhe do ta përgatisë atë për stërvitje, ushtrimi “rënie” në ndenjëse do të aktivizojë muskujt e krahut, veçanërisht tricepsin. Kërcimi kryesisht do të stërvit muskujt e këmbës, dhe hapi prapa në mbledhje do të formësojë prapanicën. “Alpinisti” është një ushtrim i shkëlqyer për qëndrueshmërinë, por edhe për barkun. Ju e përfundoni stërvitjen me shtytje në ndenjëse, të cilat do të përmirësojnë ekuilibrin tuaj dhe në të njëjtën kohë do të aktivizojnë pothuajse të gjithë muskujt e trupit tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version