Site icon Telegrafi

Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

Foto: Arkiv

Një person me inicialet M.D nga nacionaliteti serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani personi i arrestuar është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar në protestën e Zveçanit.

“Rreth orës 11:00 kemi asistuar Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në veri të Mitrovicës. Personi është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka thënë Elshani.

Siç mëson Telegrafi, personi i arrestuar është i riu Marko Daniq. /Telegrafi/

Exit mobile version