Miliarderi britanik, Joe Lewis, familja e të cilit ka në pronësi ekipin e futbollit Tottenham Hotspur, të mërkurën pranoi fajësinë për akuzat mbi nxjerrje të informacioneve të brendshme të bursës në Nju Jork, duke thënë se ai e dinte se ndarja e informacioneve jo publike për një kompani të përfaqësuar në tregun e aksioneve ishte e gabuar dhe se ai ndjehet “turpëruar” për këtë.
Biznesmeni 86 vjeçar pranoi fajësinë gjashtë muaj pas ngritjes së akuzave në një gjykatë federale në Manhattan, New York. Ai u lirua me kusht në këmbim të 300 milionë dollarëve, një jahti dhe një aeroplani privat.
Lewis i tha gjykatëses Jessica G.L. Clarke se ai kishte rënë dakord në vitin 2019 të nxirrte informacione të fshehta mbi një kompani të përfaqësuar në bursë me dy persona, të cilët më pas blenë aksione të kompanisë në fjalë.
“E dija që kjo përbënte shkelje të ligjit për të mos dhënë rekomandime mbi aksionet sepse personat që më dhanë informacionet e fshehta kishin besim tek unë se nuk do ndaja ato me të tjerët”, tha ai.
Sipërmarrësi Lewis nuk pranoi të fliste për gazetarët pas daljes nga gjykata, raporton zeriamerikes.
Prokurori federal Damian Williams tha se marrëveshja e prokurorëve me zotin Lewis përfshinë gjobën më të madhe për shkelje të ligjit kundër nxjerrjes së informacioneve të brendshme për një kompani të tregtuar në bursë në disa dekada.
Pranimi i fajësisë u bë edhe nga kompania e zotit Lewis, “Broad Bay Limited”, e cila do të paguajë më shumë se 50 milionë dollarë gjoba financiare, tha prokurori Williams.
“Pranimi i fajësisë sot sërish konfirmon atë që thashë gjashtë muaj më parë gjatë njoftimit të akuzave ndaj biznesmenit Joseph Lewis se ligji vlen për të gjithë, pavarësisht se kush jeni apo sa pasuri keni”, tha prokurori Williams.
Ai tha se Lewis shkeli ligjin duke i dhënë informacione të brendshme, që i kishte marrë në takimet e korporatave, miqve, punonjësve dhe të dashurave të tij.
Sipas ligjit, dënimet për këto shkelje janë mes 10 dhe 24 muaj burg, megjithëse Lewis mund të kërkojë një dënim më të ulët për këtë. Dënimi do të shpallet në një seancë të gjykatës më 28 mars.
Në kuadër të marrëveshjes me prokurorët, Lewis ka rënë dakord që ai dhe kompanitë e tij do të heqin dorë nga pjesëmarrja në takimet e drejtuesve të korporatave publike të përfaqësuara në bursën amerikane. Ata kanë rënë dakord që për një periudhë 5 vjeçare të heqin dorë nga disa investime dhe të bashkëpunojnë me qeverinë amerikane në hetimin e kësaj çështjeje.
Sipas revistës “Forbes”, biznesmeni Lewis vlerësohet se ka një pasuri prej 6.1 miliardë dollarësh në sektorët e pasurive të patundshme, bioteknologjisë, energjisë, bujqësisë dhe sektorë të tjerë. Në vitin 2001, ai bleu një pjesë të aksioneve të klubit anglez të futbollit, Tottenham Hotspur. Më vonë ai ndërtoi një stadium modern për ekipin, që ka kushtuar mbi një miliard dollarë. Familja e tij, sot është pronare e shumicës së aksioneve të kompanisë ENIC, e cila është pronare e ekipit Tottenham Hotspur.
Sipas dokumenteve të gjykatës, investimet në mbi 200 kompani në të gjithë botën i dhanë atij ulëse në shumë borde të kompanive, ku ai vendosi njerëzit e tij, të cilët e informonin atë mbi zhvillimet brenda kompanive. Ai kishte lidhje biznesi me persona të njohur, si me yllin e golfit Tiger Woods, Ernia Eis dhe këngëtarin Justin Tiberlake, me të cilin në 2010 hapi një qendër pushimi në një plazh në Ishujt Bahama.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit