LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri “Përjetësia e dyfishtë”

Promovohet libri “Përjetësia e dyfishtë”

Me rastin e dhjetëvjetorit të rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, të shtunën në hotelin Alexander Palace në Shkup, është organizuar një eveniment i cili ka pasur për qëllim promovimin e librit të shkrimtarit, Bedri Islami.

Libri i Islamit, me titull “Përjetësia e dyfishtë” i është kushtuar pikërisht jetës dhe veprës së çiftit Lladrovci.

Në promovim kanë qenë pjesëmarrës bashkëluftëtarë, studiues dhe njohës të jetës dhe veprës së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. /ina/telegrafi/