LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja e Speciales dhe avokati i Thaçit replikojnë me njëri-tjetrin në seancë

Prokurorja e Speciales dhe avokati i Thaçit replikojnë me njëri-tjetrin në seancë

Është duke vazhduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në fillim të kësaj seance, gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar që palët të tregojnë nëse ka ndonjë parregullsi në lidhje me provat e nxjerra dhe të përcjellura nga prokuroria te mbrojtje.

Prokurorja e ZPS-së, Claire Lawson ka thënë se Prokuroria deri më tani i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale potencialisht shfajësuese.


“Materialet e nxjerra përfshinë 1764 dokumente duke marrë parasysh problemet teknike që kishim lidhur me nxjerrjen e materialeve dhe ne po kryejmë një kontroll që këto vështirësi të hiqen”, ka thënë Lawson.

Ajo ka përmendur edhe dy çështje që i ka ngritur ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me llojin dhe burimin e materialit të Prokurorisë.

“Sa i përket llojit të materialit. Prokuroria është përpjekur të japë një pëshkrim domethënës të dokumentit. P.sh. nëse materiali është fotografi apo video-incizim, atëherë në përshkrim përmendet kjo… Sa i përket burimit të informacionit, përsëri nuk duhet një urdhër i gjykatës. Fusha që përmban informacionin për burimin e informacionit është qartësisht e shënuar”, ka thënë prokurorja.

Ndërkaq, David Hooper, avokat i Thaçit, pati vërejtje për formatin e një liste që i shoqëron materialet e Prokurorisë.

“Unë nuk po flas vetëm për çështjen e nxjerrjes së materialeve… I nderuar gjykatës, ju jeni në dijeni për formatin e listës që i ka shoqëruar materialet e dorëzuara… Kur i shikojmë kolonat që kanë të bëjnë me kategoritë, ne, siç e kemi thënë edhe në parashtrimin me shkrim, këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Faktikisht, në atë kolonë mund të mos ketë asgjë sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty për personin që e shikon”,  theksoi Hooper.

Ai kërkoi nga Prokuroria më shumë informacion për këto kategori.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Ndër të tjera, në pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në lokacione si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori