Produktet kryesore në IFA Berlin

Disa prej kompanive më të mëdha botërore kishin vendosur që të shpalosin shumë prej zbulimeve të tyre të shumëpritura në këtë shfaqje.
Ndër to, ajo që më pak bëri zhurmë por më së shumti ishte prezente ishte Windows, me sistemin e ri operativ, Windows 8. Gati se secili prej prodhuesve të kompjuterëve në Berlin që po shfaqte produktet më të fundit si PC, tablet dhe laptop ishin të dizajnuara veçanërisht për sistemin e ri të ndjeshëm në prekje të Windows. Numri i hibrid laptop-tabletëve u rrit aq shumë, sa që nuk mund të dallohen se cilit prodhues i takojnë.
Ndër produktet tjera që kanë lënë mbresa në lansimin e tyre ishin edhe televizorët gjigant 84inç që vijnë nga Azia. Prodhuesit e ndryshëm aziatik si Sony, LG dhe Toshiba kanë prezentuar gjeneratën e re të TV-ve.
Megjithatë, çmimet nuk përmendeshin shumë, ndoshta pasi që ata nuk mund as të preken! Flitet se vlera e një produkti të tillë sillet prej 14,000 deri në 20,000 funta.

















































