Procese gjyqësore gjatë vitit 2024 pati edhe në Kosovë, por të cilat kryesisht kishin të bënin me keqpërdorime e korrupsion, ku të dyshuar ishin zyrtarë e ish-zyrtarë të shumtë.
Nën llupën e drejtësisë edhe vitin që lamë pas ishin krerë të shtetit, ministra, ish-ministra e komunarë si të dyshuar, apo akuzuar për vepra të ndryshme korruptive.
Gjatë 2024-s u ngritën dy aktakuza ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ndërsa shkalla e parë mori vendim për rastin “Toka”, atë të “53 milionëshit”, rastin e ish-kryetarit të Malishevës e Leposaviqit. Para Prokurorisë Speciale për intervistim shkuan edhe disa ministra. Dy ftesa për intervistim shkuan edhe në adresë të kryeministrit Kurti, i cili i ftoi ata ta intervistojnë në zyrë.
Puna e krerëve të shtetit, ministrave, ish-ministrave, deputetëve, kryetarëve të komunave e aktorëve të tjerë politikë, gjatë 2024-s, iu nënshtrua filtrit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
Në janar të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues në rastin e “53 milionëshit”.
Deputeti i AAK-së, i cili kishte qenë ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj.
Për dallim nga Lekaj, një muaj pas, po kjo gjykatë shpalli aktgjykim lirues ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, në rastin për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Para gjykatës dolën edhe vetë ata që si detyrë patën ndjekjen e personave të akuzuar për vepra penale.
Prokuroria Themelore në Prizren ngriti në mars aktakuzë ndaj ish-prokurorit Metush Biraj, për shkak të dyshimeve se i njëjti ka marrë ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kilogram marihuanë.
Po në këtë muaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj u intervistua nga Prokuroria Speciale nën dyshimet për “Shpëlarje të parave, shmangie nga tatimi dhe mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave e dhuratave”.
Pas dy javësh, para Prokurorisë Speciale doli edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari. E njëjta u intervistua në cilësinë e së dyshuarës në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Filtrit të gjykatës iu nënshtrua edhe puna e ish-sekretarëve e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës. Më 7 maj të 2024-s, Themelorja në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, të cilët akuzoheshin për keqpërdorime në tenderin për Autostradën e Gjilanit.
Një muaj më pas, në qershor të vitit të kaluar para gjykatës doli edhe politikani serb, Goran Rakiq. I njëjti u dënua me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë, pasi akuzohej se gjatë kohës sa mbante pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim nuk kishte paraqitur saktë të dhënat për deklarim të pasurisë.
Më 11 korrik u shpall aktgjykim dënues edhe ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj dhe ish-ministrit Bajram Hasani pasi të njëjtit u akuzuan për keqpërdorime rreth zonës ekonomike të Malishevës.
Ndërsa, më 19 gusht të 2024-s, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit i cili akuzohet se i ka shkaktuar KEK-ut dëme mbi 3.2 milionë euro si dhe mbi gjysmë milioni shmangie tatimore.
E në dhjetor të po atij viti u ngrit aktakuzë e re ndaj Nagip Krasniqit dhe dy të tjerëve nën dyshimet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit të vendit rreth 37 milionë euro.
Me aktgjykim lirues gjatë vitit që lamë pas përfundoi rasti i ministres së Jashtme Donika Gërvalla, e cila në nëntor u lirua nga akuza për mosraportim të pasurisë.
Po ashtu, në dhjetor të vitit të kaluar nga akuzat u liruan edhe ish-deputeti Azem Syla dhe 17 të akuzuar tjerë në rastin “Toka”.
Por epilog tjetër pati rasti i ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, i cili në dhjetor u dënua me burgim efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndërsa, para Prokurorisë Speciale si dëshmitare doli edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Megjithëse, prokuroria nuk specifikoi se për cilën çështje u intervistua e njëjta.
Një ftesë për t’u paraqitur para Prokurorisë Speciale të Kosovës, vitin e kaluar shkoi edhe në adresë të kryeministrit Albin Kurti. I pari i ekzekutivit u ftua që të dëshmojë në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Megjithatë, pasi ishte në udhëtim jashtë vendit, kryeministri nuk arriti të paraqitej për intervistim si dëshmitar më 16 dhjetor para prokurorisë. Të parit të qeverisë iu dërgua edhe një ftesë e dytë. Megjithëkëtë, intervistimi i tij as sot e kësaj dite nuk ka ndodhur.
Kryeministri kishte shprehur gatishmërinë që prokurorët t’i shkojnë në zyrën e tij për ta intervistuar.
Raporti “Politikat Ndëshkimore në krimet speciale” i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vënë në pah se vit pas viti numri i lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë është rritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët