LAJMI I FUNDIT:

Prizren, shtyhet afati për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën e bizneseve

Prizren, shtyhet afati për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën e bizneseve

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton të gjitha bizneset e Komunës së Prizrenit që është shtyrë afati për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën për biznese.

Sipas këtij vendimi, bizneset që kanë obligime ndaj komunës për taksën për ushtrimin e veprimtarisë, do t`u falet 70% e obligimeve të krijuara për periudhën 2014-2019. Për të përfituar nga kjo falje, bizneset duhet të paguajnë 30% të obligimeve deri më 31 dhjetor 2021!

Për më shumë informata kontaktoni Drejtorinë për Buxhet dhe Financa përmes email-t KKPrizren.Def@rks-gov.net