Site icon Telegrafi

Prindërit e kinematografes së ndjerë, Halyna Hutchins të bllokuar në Ukrainë mes pushtimit nga Rusia

Familja e kinematografes së ndjerë, Halyna Hutchins, është akoma në Kyiv duke u përgatitur ‘për më të keqen’, sipas bashkëshortit të saj, Matthew Hutchins.

Ky i fundit ka shpërndarë lajmin për prindërit e Hutchins në llogarinë e tij personale, Twitter.

“Motra e Halynas, Svetlana, ia doli të dalë nga Kyiv në Rumani me vajzën e saj trevjeçare dhe do të vazhdojë për në Evropën Perëndimore”, shkroi ai. “Prindërit qëndruan në Kyiv për t’u përgatitur për më të keqen. Nëna, Olga, ende punon si infermiere në spitalin ku ka punuar për 30 vjet”.

Halyna Hutchins (Foto: Mat Hayward/Getty Images for AMC Networks)

Më 7 mars, pak më shumë se një javë që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë, Matthew deklaroi se ‘familja e Halynas është bllokuar’ për shkak të ‘rrezikut të udhëtimit’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Halyna Hutchins

“Familja e Halynas është e bllokuar në Kiev për shkak të rrezikut të udhëtimit. Nëna e saj vazhdon të punojë në spital ku ajo ka qenë infermiere për më shumë se një dekadë, sepse vendi i saj ka nevojë për të, por edhe sepse ata nuk mund të largohen të sigurt”, kishte thënë ai.

Halyna Hutchins (Foto: Instagram)

Halyna ndërkaq vdiq në xhirimet e filmit “Rust” më 21 tetor të vitit të kaluar. Që atëherë, avokatët kanë ngritur një padi në emër të Matthew dhe djalit të çiftit, kundër Baldwin, producentëve dhe të tjerëve.

Pushtimi ka bërë që mbi tre milionë njerëz të largohen nga Ukraina, sipas Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Halyna Hutchins (Foto: Getty Images)
Exit mobile version