Princi saudit, Mohammed bin Salman ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten “në mënyrë të paimagjinueshme” nëse bota nuk vepron për të ndalur Iranin.
“Furnizimet me naftë do të ndalen dhe çmimet e naftës do të rriten aq sa nuk kemi parë kurrë në jetë”, është shprehur ai.
Trashëgimtari i fronit, bin Salman ka thënë se lufta në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit mund të shkatërrojë ekonominë globale, pas sulmit në dy rafineri të naftës saudite dy javë më parë.
Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara fajësojnë Iranin për këtë sulm.
Irani ka mohuar ndonjë përfshirje në sulmet në rafineritë e naftës saudite, të cilat kanë ndikuar në zvogëlim të 5 për qind të furnizimit global me naftë, andaj edhe janë rritur çmimet.
Princi saudit ka thënë se rajoni i Lindjes së Mesme “është furnizues i energjisë botërore për 30 për qind, dhe i rreth 4 për qind të bruto-prodhimit në nivel botëror. Imagjinoni ndaljen e këtyre furnizimeve. Kjo nënkupton shkatërrim të ekonomisë globale dhe jo vetëm Arabia Saudite apo shtetet e Lindjes së Mesme”, ka thënë ai.
Ai ka fajësuar Iranin për “marrëzi” sa u përket kryerjes së sulmeve, duke thënë se aty nuk ekziston ndonjë qëllim strategjik.
Arabia Saudite ka thënë se 18 dronë dhe shtatë raketa kanë sulmuar dy rafineri të naftës në Abqaiq dhe Khurais më 14 shtator. Rebelët Huthi, që janë të lidhur me Iranin kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Princi saudit ka kërkuar nga Irani që të mos mbështesë rebelët Huthi, duke thënë se kjo gjë do të lehtësonte shumë përfundimin e luftës.
“Sot ne jemi të hapur për iniciativa për zgjidhje politike në Jemen. Ne shpresojmë që një gjë e tillë të ndodhë sot dhe jo nesër”, ka thënë ai.
Ai ka mirëpritur armëpushimin e rebelëve Huthi ditë më parë dhe e ka konsideruar këtë hap si pozitiv, drejt dialogut politik.
Lufta civile në Jemen ka rezultuar me krizën më të keqe humanitare, pasi 80 për qind e popullsisë kërkon ndihmë humanitare apo mbrojtje.
Më shumë se 70 mijë persona besohet se kanë vdekur nga viti 2016 për shkak të konfliktit, kanë vlerësuar Kombet e Bashkuara.
Irani është rival rajonal i Arabisë Saudite dhe kundërshtar i Shteteve të Bashkuara, të cilat presidenti amerikan, Donald Trump i ka tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar këtë vit.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani ka qenë mbrapa sulmit në dy transportuese të naftës në Gjirin Persik në muajt qershor dhe korrik, si dhe ndaj katër transportueseve tjera në muajin maj.
Teherani në anën tjetër ka kundërshtuar akuzat në të dyja rastet. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova