LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet PlayStationi portativ Vita

Prezantohet PlayStationi portativ Vita

Sony ka prezantuar kompiuterin protativ të PlayStation, të ashtëquajturin kompiuter i gjeneratës së re me emrin “Vita”.

Prezantimi i këtij kompiuteri dore, është bërë gjatë konferencës E3 të mbajtur në Los Angeles. Bëhet fjalë për një kompiuter lojrash me një ekran 5-inch me prekjet të shumëfishtë. Ky model është i pajisur edhe me teknologjinë 3G, por ajo që bie më shumë në sy është dizajni i tij të cilit ekspertët e kanë përshkruar me dy fjalë: Praktik dhe i përshtatshëm.


Ky kompiuter portativ lojrash i PlayStation pritet të dalë në treg në SHBA, Evropë dhe Japoni në fund të këtij viti. Versioni i thjeshtë vetëm me WiFi i këtij modeli kushton 249 $, ndërsa ai me teknologjinë 3G kushton 299 $. /Telegrafi/