LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi sot aterron në Tiranë

Presidenti Thaçi sot aterron në Tiranë
Foto: Arkiv

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas ngritjes së aktakuzës kundër tij nga Specialja, ka anuluar fluturimin e tij për në Washington, ku pritej të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Richard Grenell, emisarin e posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi nuk u kthye as të enjten në Kosovë, por siç merr vesh Telegrafi, ai sot do të aterrojë në aeroportin e Rinasit në Tiranë nga Austria, rreth orës 12:00 ku edhe do të qëndrojë disa orë atje.

Ndryshe, Specialja ka ngritur aktakuzë kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë.


Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. /Telegrafi/

Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori