Prej zeros në milionin e parë - Konventa 8 po vjen për ty në Prishtinë
Një nga ngjarjet më të shumëpritura të vitit për botën e biznesit është gati të hapë dyert, Konventa 8 “Suksesi Është qëllimi yt” me 18 Tetor në Prishtinë.
Atmosfera tashmë po ndizet, ndërsa pritet të mblidhen në një vend me folës ndërkombëtar dhe profesionistë të fushave më të kërkuara në treg.
Ky do të jetë një takim unik për të gjithë ata që jetojnë dhe frymojnë me biznesin – nga sipërmarrësit në rritje, te drejtuesit e kompanive të mëdha, e deri te ata që kërkojnë të zgjerojnë horizontin e tyre profesional.
Prej 0 në 1 milion – ky është mesazhi që do të udhëheqë të gjithë eventin, një moto që frymëzon guximin, vizionin dhe rritjen e pandalshme. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë histori suksesi që sfidojnë kohën, të mësojnë teknika praktike të menaxhimit dhe zhvillimit të biznesit, si dhe të lidhen drejtpërdrejt me liderë të njohur nga rajoni dhe më gjerë.
Përtej prezantimeve frymëzuese, eventin e presin panele diskutimi, tema aktuale nga fushat e ndryshme, atkivitete dhe momente të dedikuara për networking - një mundësi e artë për të krijuar lidhje të reja profesionale dhe bashkëpunime që mund të ndryshojnë lojën.
Ky është momenti për të investuar në dijen dhe rrjetin tuaj profesional. Ngjarja po afrohet me hapa të shpejtë dhe ju nuk do të doni ta humbni!
Për më shumë informata dhe mundësinë e pjesëmarrjes në event kontakto në: +383 48 687 777 / +383 49 893 888






























