Shqipëria dhe Kroacia ndan pikët pas një barazimi dramatik 2-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve për Euro 2024.
Golashënuesi i Kroacisë, Andrej Kramaric, ka thënë se futbollit është i bukur fal këtyre ndeshjeve, siç ishte kjo ndaj Shqipërisë.
“Faleminderit për kartolinën e ditëlindjes, por do të isha më i lumtur nëse do t’i merrnim të tre pikët. Ky është futbolli. Pësuam një gol në sekondat e fundit pasi ishim shumë më mirë në pjesën e dytë. Më vjen keq që nuk ia dolëm”.
“Prandaj njerëzit e duan futbollin, është plot emocione, nuk e di se çfarë të pret në aksionin e radhës. Kështu na ndodhi sot, nuk shënuam dhe pranuam gol për 2-2”.
“Do të duhet të shkojmë kokë më kokë kundër Italisë. Sigurisht që mund ta mposhtim Italinë. E dimë që kemi qenë shumë herë në këtë situatë. Do të bëjmë më të mirën, do të besojmë siç besuam sot në pjesën e dytë”, ka thënë Andrej Kramaric.
Kroacia dhe Shqipëria kanë nga një pikë deri më tani, pas dy ndeshjesh. /Telegrafi/