Është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare dhe krahas karrierës muzikore komentohet për secilën paraqitje publike që bën.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqiri, e cila edhe së fundmi ka provokuar fansat e saj në Instagram me fotosesionin e ri.


Në imazhet që ndaj në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Duro” shihet e veshur në një trupore me ngjyrë të zezë me disa pjesë të tejdukshme.

dafina.zeqiri 273404867 118668770716460 6457307552828219251 n 2 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dukjen plot stil, Dafina e përshtati me syze dielli dhe aksesor ari, ndërsa vuri në fokus linjat në disa poza ku shihej e shtrirë.

“Se dua, dhimbjen me ta kuptu dua”, Ka shkruar Dafina sipër fotove që morën mijëra pëlqime e komente.

dafina.zeqiri 273389233 498328988301649 7448081826623430175 n 1 1 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur ndërkohë është duke shijuar suksesin e videoklipit të saj më të fundit, “Tduh-duh”, protagonist në të cilin ishte edhe i dashuri i saj, DJ Geek, i cili është edhe bashkëpunëtor i saj. /Telegrafi/