Site icon Telegrafi

Pothuajse të gjithë fëmijët me inteligjencë emocionale i bëjnë këto katër gjëra

(Foto: Pexels)

Inteligjenca emocionale përkufizohet si aftësia për të njohur, kuptuar, shprehur dhe menaxhuar emocionet e veta.

Duke marrë parasysh që kjo mund të jetë e vështirë për t’u arritur edhe nga të rriturit, shumë prindër habiten kur kuptojnë se fëmijët e tyre janë shumë të aftë për të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe atë që në moshë të hershme.

Siç shpjegon psikologia klinike, Lisa Firestone, ka disa shenja që tregojnë qartë se një fëmijë është emocionalisht inteligjent. Njëri prej tyre është qarja. Edhe pse tingëllon e pazakontë, një fëmijë që ndihet i sigurt duke qarë përpara prindërve apo njerëzve të tjerë, në fakt nuk ka frikë të shprehë emocionet e tij, që është një nga shenjat kryesore të inteligjencës emocionale.

Lexo po ashtu Psikologjia e të menduarit për jetën
https://telegrafi.com/psikologjia-e-te-menduarit-per-jeten/

Po kështu, një fëmijë që është emocionalisht inteligjent ka zhvilluar ndjeshmërinë, domethënë aftësinë për të empatizuar me të tjerët ose për të njohur ndjenjat e tyre. Nëse një fëmijë është veçanërisht i mbindjeshëm, ai mund të shfaqë trishtim nëse sheh se shoku i tij në kopsht ose në shkollë është i trishtuar dhe shpeshherë di t’i ngushëllojë bashkëmoshatarët e tij kur ndihen keq – shpjegon psikologia.

Një tjetër shenjë e inteligjencës emocionale te fëmijët lidhet me marrëdhënien e tyre të hapur me prindërit. Domethënë, një fëmijë që flet gjithmonë për problemet, emocionet dhe gjërat që e shqetësojnë, ka një inteligjencë emocionale të zhvilluar dhe në të njëjtën kohë është më i aftë të përballet me sfidat që i sjell rritja.

Lexo po ashtu Si jeni me inteligjencën emocionale? Zbulojeni tani

Firestone gjithashtu thekson se një fëmijë me inteligjencë emocionale shpesh tregon një nivel të lartë kurioziteti. Edhe pse çdo vogëlush është kurioz deri diku, një fëmijë me inteligjencë emocionale të zhvilluar është i hapur dhe i interesuar për gjërat që ndodhin rreth tij. Po kështu, këta fëmijë kanë një dëshirë të madhe për të mësuar, ndaj zakonisht janë shumë të suksesshëm në shkollë ose kanë shumë hobi. /Telegrafi/

Exit mobile version