LAJMI I FUNDIT:

Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe plakje, mosha mesatare 37,6 vjeç

Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe plakje, mosha mesatare 37,6 vjeç
Foto: Arkiv

Popullsia e Shqipërisë po plaket ndërsa shtesa natyrore po bie drastikisht, dy faktorë që po e përshpejtojnë krizën e pensioneve.

Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 Janar 2021 mosha mediane e popullsisë ishte 37,6 vjeç. Kur vetëm një dekadë më parë, ky tregues fiksohej në 32,6 vjeç. Ndërsa pritet që pas një dekade tjetër, të plakemi mesatarisht në 42,1 vjeç, sipas projeksioneve të INSTAT.