Policia e Kosovës ka identifikuar personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.
Sipas tij, policia aktualisht është duke kryer bastisje nëpër lokacionet të ndryshme ku dyshohet se të dyshuarit janë fshehur.
“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë atë, përfshirë edhe intervistimin e cilitdo person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast. Ndërkohë që ka zgjeruar rrethin e hetimit janë duke u kryer operacione të bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë Borovci për Telegrafin.
Ndryshe, sot gjatë ditës ka ndodhur një vrasje rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.
Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në një prononcim për Telegrafin tha se viktima është një 27 vjeçar dhe Prokurori është në vendin e ngjarjes.
Edhe Policia e Kosovës konfirmoi lajmin se sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.
I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës A.J. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës