Site icon Telegrafi

Policia gjermane evakuon aeroportin e Berlinit, menduan se brenda valixhes së pasagjerit kishte bombë – në fund u konstatua se ishte lodër seksi

Pjesëtarët e sigurimit të aeroportit të Berlinit, Schonefeld, duke menduar se brenda valixhes së një pasagjeri gjendej bomba, kanë evakuuar aeroportin, megjithatë në fund është vërtetuar se bëhej fjalë për një lodër seksi.

Por, pas kontrollit  të detajuar që i është bërë, pronarit të kësaj lodre seksi i është lejuar të vazhdojë udhëtimin, transmeton Telegrafi.

Ky është evakuimi i tretë që po ndodhë në aeroportet gjermane në 10 ditët e fundit, ku pjesëtarët e sigurimit janë kritikuar në masë të madhe nga qytetarët.

Të enjten e kaluar dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit, kur një pasagjer është futur në zonën e sigurisë pa iu nënshtruar kontrolleve strikte.

Ndërkaq pasagjeri në aeroportin e Berlinit për të cilin Independent shkruan se është një 31-vjeçar, raportohet se lodrën e seksit ia kishte blerë të dashurës. /Telegrafi/

Exit mobile version