Policia e Ferizajt kërkon bashkëpunim me qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e një personi të dyshuar.
“Personi i dyshuar është një femër, e cila dyshohet se më datë 19.07.2024, rreth orës 14:00, në një dyqan të artarisë në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Ferizaj, ka kryer veprën penale “Vjedhje” të stolive të arit. Deri më tani, e dyshuara nuk është identifikuar. Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e saj, të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj./Telegrafi/













































