Policia meksikane ‘arrestoi’ kukullën Chucky dhe pronarin e saj për terror të dyshuar ndaj njerëzve.
I dyshuari të cilit i referohen vetëm si Carlo N, raportohet se përdori kukullën dhe i vendosi një thikë dhe u kërkoi para vendasve të frikësuar në Monclava, një qytet në shtetin verior të Coahuila-s, transmeton Telegrafi.
Carlos N u kap në sheshin kryesor të qytetit, derisa dyshohet se ishte nën ndikim të substancave dhe u akuzua për prishje të rendit publik dhe rrezikim të publikut më 11 shtator.
Por, ajo që ishte e çuditshme është se oficerët morën përsipër detyrën të arrestonin edhe kukullën.
Policia më pas dërguan Carlosin ashtu edhe kukullën në stacionin policor, ku të dy u prangosën madje edhe iu bënë fotografitë nga arrestimi.
Kjo kukull u bë e njohur pas filmit horror të vitit 1988, Child’s Play.
Sipas raportimeve, oficeri që vendosi kukullën në pranga u qortua më vonë pasi nuk e kishte marrë seriozisht punën e tij. /Telegrafi/