Prishtina mbetet në luftë për titull kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Kryeqytetasit mbesin pas Dritës me tri pikë, kur kanë mbetur edhe dy takime, ndërsa ndeshjen e fundit e kanë me gjilanasit.


Klubi ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët dhe tifozët në ndeshjet e fundit.

Sot në seancën e rregullt stërvitore që u mbajt nga ora 11 në stadiumin e 2 Korrikut, skuadrën e kanë vizituan edhe Plisat.

Screenshot 4 3 FOTO: FC PRISHTINA

Adhuruesit e Prishtinës u takuan me futbollistët para ndeshjen me Lirinë e cila zhvillohet në Prizren e shihet si vendimtare.

“Djem, jemi pas jush në çdo hap, sidomos në tre ndeshjet e fundit që të gjitha janë finale. Duam nga Ju angazhim maksimal. Titulli dhe Kupa janë në duart tona. E keni mbështjen e fuqishme. Do të jemi pas jush. Do të jemi masovik në Prizren".

Screenshot 5 3 FOTO: FC PRISHTINA

"Nga Ju duam që t’i fitoni tre ndeshjet e radhës dhe emrat e juaj do të shkruhen me ngjyrat e arit në historinë e klubit”, ishin fjalët e tifozëve për lojtarët. /Telegrafi/

telegrafi sport app