Nga: Frano Kulli
Shumëkush, që e ka ndeshë edhe përkitazi emrin e jezuitit At Pjetër Mëshkalla, e ka njësuar emrin e tij autorial me autorësinë e një letre që i shkruan kryeministrit gjakatar të diktaturës, Mehmet Shehu. Një letër, me të vërtetë e denjë për t’u marrë si vepër e si kryevepër, ndoshta njëra ndër “blasfemitë” më të mëdha që ka ngjarë kundër diktaturës, si kurajë sipërore e inteligjencës shqiptare asohere. Njësh me fjalën e qëndresën e krejt martirëve të kishës në të vërtetë, porse ka ngjarë nja dy dekada ma vonë kur tashma dhuna ia kishte vu përfundimisht thundrën e egër në fyt popullit që sundonte. Për ata që e kanë prekur me të gjitha shqisat e shpirtit e në të gjitha indet e korpit atë kohë, sidomos, ende sot mbetet gati e mistershme fuqia e personit-autor të asaj letre, që merr kurajën me ba debat me xhelatin, me shtru arsyen përballë regjimit që e ka përjashtuar arsyen si ekzistencë e le ma si veprim, me shkue i vetëdijshëm drejt dhunimit të vetvetes, në respekt të lirisë për vete e përtej saj, për të tjerët.
Një qëndresë në kufijtë e mistikes që nuk zë fill atë ditë, më 5 prill të vitit të mbrapshtë 1967 kur shkruhet letra. Ani pse ai e kishte të provueme brenda qenies së vet provën e kalvarit të mundimeve në burgjet e ferrit. Shembuj prej jetës së tij na thonë se ai qe gjithherë i padashtun me perandoritë në kohën e të cilave e jetoi jetën e vet; asaj otomane në fillim, që ia ndjeu shtypjen qysh kur ishte fëmijë, por edhe më shumë me sundimtarët që qarkuan ngjarjet mbas Luftës së Parë Botërore, edhe të atyre që qarkuan periudhën e së Dytës; u përball aktivisht me fashizmin dhe nazizmin. Por, ajo çka rrodhi më vonë, paslufta që nuk solli paqe mbasi bashkatdhetarët prijësa, vendosën diktaturën e të pafeve dhe e shpallën Shqipërinë si vendin e parë dhe të vetëm ateist në botë, qe kalvari i pambarimtë për té. Atë Pjetër Meshkallën e dënuan atëherë jo vetëm si kundërshtar, por si misionar të Krishtit; dy herë e dënuan si e pamjaftueshme: herën e parë i dhanë 15 vjet burg e herën e dytë 10 vjet të tjera e ai, aq sa i përunjur, po aq dhe i pamposhtur u shfaq. Dhe, për karshi, e stoik, me siguri e bën të qëndrojë Fjala e Hyjit: “Qe, unë po ju dërgoj porsi kingjat midis ujqve! Ruejuni prej njerëzve: mbasi do t’ju pandehin në gjyqe …! Për shkak témin do t’ju qesin para sundimtarëve dhe mbretenve, që të dëshmoni para tyne dhe para paganëve … mos u shqetësoni se çka dhe si do të flisni, sepse në atë moment do t’ju jap çka duhet të thoni, mbasi nuk do jeni ju që do të flisni, por Shpirti i Atit tuej ka me folë nëpër ju” (Mt 10, 16-20) …
Po ai personi thatim, i dobët kockë e lëkurë, që na shfaqet në foton e fundme të tij kishte qenë student i shkëlqyer në Austri në vitet ’20 të shekullit të shkuar, e masandej me studimet për teologji e filozofi në Goricë asokohe e Sllovenisë e në Napoli në Itali … Nëse je, sado pak kureshtar me dijtë pak ma shumë për këtë emër qëndrestari të paepur meshtari jezuit, zbulon tek At Pjetër Meshkalla intelektualin, mendimtarin, historianin, gjuhëtarin, njohësin e thellë të letërsive të mira europiane e bashkëkohëse.
Por, ai na ka lanë edhe dëshminë e poetit. Një mjeshtër i poezisë, po aq i përshpirtshëm e i përvujtë, poeti Visar Zhiti na ka sjellë një parathënie me fjalë vezulluese si hyrje në veprën letrare të Mëshkallës (pjesa e parë-poezia) të botuar tani së fundi, nën përcaktorin e vlerësimit të epërm: Poezia qiellore e At Pjetër Mëshkallës. Nji poezi krejt të panjohun deri tash, të cilën e paska hulumtue shkrimtari i ri Andreas Dushi; në fillesë prej nji dorëshkrimi amanetqar të zotnisë shkodran Paulin Ujka e masandej gjurmët e kishin çue te dorëshkrimi origjinal i vetë autorit Mëshkalla. Nistor i këtij botimi është famullitari i sotëm i Shkodrës, don Vlash Palaj. Me një ndjesi përtej të qenit aty, përtej fillesës së rrugës së shkollimit në shkollën që së voni është pagëzuar me emrin e Mëshkallës, mësuesit të letërsisë në Seminarin Papnor të atëhershëm, në vitet ’31 e deri në vitin 1946, kur do ta syrgjynosin në errësirën e burgjeve komuniste për 15 vjet. Simpatia e përndritshme për vetë Mëshkallën, ka dritësuar edhe thirrjen e tij, siç ai vetë e thotë, për t’iu kushtue Hyjit.
Arsyet që më shtynë me botue dhe promovue … prozën dhe poezitë e Padër Pjetër Meshkallës janë të lidhuna ngushtë me atë takim providencial, që besoj se ndikoi aq shumë në thirrjen e jetës teme drejt të njëjtit mision me atë të Padrit. Ai takim ishte taman si ai i Kushtimit të Krishtit në Tempull. Ndodhi, falë ndërmjetësisë së prindërve të mi, që vazhdimisht frekuentonin Padrin, sidomos Nana, që nji ditë të mirë, të asaj periudhë të vështirë të vitit 1983, më mori përdore e me çoi tek Padri me më beku e me më shenju për krejt jetën! Nga ai takim shpërtheu nji si luftë mbrenda meje, ku mësova me kërku e me e gjetë veten, mes presionit të pandërpremë ideologjik, nëpërmjet nji propagande në limitet e djallëzores, e mbështetun nga çdo makinacion shtetnor dhe antagonizmit të paepur, i bazuem mbi forcën e arsyes dhe të besimit, që shfaqej dukshëm, madhështor në shproporcion me vogëlsisë fizike të Padër Meshkallës.
Ajo çka përbën prozën e Mëshkallës, e hallakatun nëpër periodikët kulturorë më në zë të kohës: “Leka” (akronim i Lidhjes së Edukatës Kulturës dhe Argëtimit), “Kumona e së diellës”, po edhe te “Tomorri i vogël”, e përdyjavshme kulturale e rinisë shqiptare, vjen traktat filozofie ma së pari si një njohje e thellë e rendit të gjërave nëpërmjet analizave të thukëta, si depërtim në psikologjinë e personit që merr në analizë. Por, edhe si përsiatje estetike që lexohet me ëndje e interes edhe sot. “Hart e moralitet”, “Kritikë ndërtuese”, “Fushata e fisnikisë së krishtenë” … Kurse një “apologji” për Atë Gjergj Fishtën, me titullin “Poeti i Kombit”, e fillon me kundërvendosjen: “Pse të quhet Atë Gjergji Poeti Kombëtar, kurse aj asht vetëm poeti i nji pjesës së Shqipnis së Veriut?”, vjelë nga dialogu me një arsimtar që ai e çmon si “të vlefshëm”. I drejt për drejt me të, ani pse vlerësimi tij ishte krejt i përkundërt me mitin që ishte krijue për poetin.
Pa kurrfarë droje për ndeshjen. Me vetveten së pari dhe me mitin përtej vetes, gjithashtu. E në vijim të përballjes së vlerësimeve të përkundërta ai për vete, domethanë për personat të cilëve ua kumton, shpërfaq përfundimin: “Atë Gjergji kje Poeti qi, me fuqin e Gjenit të vet, dijti me nxjerrun prej pejzave t’idealit e të realit, të gjitha notat e harmonis ma të plotë t’Atdheut. E duket se vetë natyra e kishte pasë pregatitë per ketë misjon: mamendje e mahnitshme, fuqi asimiluese, gojtari e pashterrshme e pushtuese, shpirt hartisti, ndjesi sa burrnore aq edhe e njomë, veshtrim i thellë psyhologu, djalektikë dermuese e metafyzikë e patrembshme, plotsue prej njaj kulture të gjanë e të hieshme”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

LUM LUMI

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë