LAJMI I FUNDIT:

Pitoni gjashtë metra në Indonezi përbiu trupin e një gruaje 54-vjeçare

Pitoni gjashtë metra në Indonezi përbiu trupin e një gruaje 54-vjeçare

Një grua është ngrënë e gjallë nga një piton gjashtë metra në Indonezi pasi shkoi në xhungël për të mbledhur ca gjëra.

Jahrah, 54-vjeçare, u zhduk të premten mbrëma në pyll pranë shtëpisë së saj të familjes në provincën Jambi, në ishullin perëndimor të Sumatrës, transmeton Telegrafi.

Vendasit dërguan grupe kërkimi dhe dy ditë më vonë gjetën një gjarpër të madh në pyll me stomak të fryrë dhe kur e hapën, gjetën trupin e saj brenda.


Anto, kreu i fshatit të Jarah, i cili – si shumë indonezianë – përdor vetëm një emër, tha se pitoni ka gjasa ta ketë vrarë atë duke përdorur trupin e saj për ta mbytur.

Gjyshja ka gjasa të ketë vdekur në një sprovë të mundimshme që mund të ketë marrë dy orë për t’u përfunduar, shtoi Anto.

Gjarpri mund të ketë shtrënguar atë derisa ta mbyste, më pas do të përdorte nofullat për ta përbirë atë të tërën.

Tretja e plotë mund t’i kishte marrë gjarprit javë të tëra, dhe trupi i Jarah u shfaq kryesisht i paprekur – duke përfshirë rrobat e saj – pasi ata i prenë trupit gjarprit.

“Viktima nuk erdhi në shtëpi pasi i tha lamtumirë familjes së saj për të shkuar në kopsht duke mbledhur gome nga pemët të premten”, tha zyrtari.

Familja e saj më pas raportoi për zhdukjen e saj tek autoritetet lokale dhe që atëherë është kryer një kërkim.

“Banorët vranë gjarprin dhe ia prenë stomakun. Të gjithë u habitën. Doli se gruaja që po kërkonim ishte në stomakun e gjarprit”.

Anto tha se asnjë banor nuk e pa kur Jahrah ishte ngrënë nga një gjarpër ndërsa ajo shkoi vetëm në pyll. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori