Pique: Juves ia rikthejmë rezultatin, fitojmë edhe në “El Clasico”

Gerard Pique beson se Barcelona mund të përfundoj një tjetër rikthim epik kundër Juventusit dhe të sundoj Real Madridin në La Liga gjithashtu.
Bianconerët fituan 3-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Torino falë dy golave të Paulo Dybalas dhe një me kokë të Giorgio Chiellinit.
Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën në Camp Nou, ndërsa në fundjavë Blaugranët përballen me një ndeshje të fortë të La Ligas me Real Madridin.
Megjithatë, Pique beson se skuadra e tij ka cilësitë e duhura dhe mund ta kthej rezultatin ndaj Juventusit, dhe të fitoj në “El Clasico” ndaj Realit.
“Ne u kthyem nga humbja 4-0 ndaj Paris Saint-Germain dhe kemi fituar në Bernabeu shumë herë në vitet e fundit, kështu që unë jam i sigurt se ne mund të bëjmë të dyja”, ka thënë fillimisht Pique për TV3.
“Nëse ne mund të kthejmë gjërat me Juventusin, atëherë do të shkojmë në Madrid të gatshëm për të fituar edhe atje. Ne mund të bëjmë të dyja”, përcjell Telegrafi.
“Nuk jemi në gjendjen më të mirë, por ne kemi atë që duhet për ta kthyer rezultatin. Jam i bindur, ne mund ta bëjmë këtë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll /Telegrafi/




















































