Barcelona dhe Real Madrid do të përballen këtë vikend në një ndeshje të zjarrtë që pritet të luhet.

‘El Clasico’, do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:15 ku Real Madridi është gjashtë pikë para Barcelonës.


Ndërkohë mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka treguar edhe momentin më të bukur në ‘El Clasico’.

“Sigurisht që është fitorja 5-0 ndaj Realit momenti më i bukur. Kam kujtime të mëdha nga ai takim”, deklaroi Pique.

Tutje reprezentuesi spanjoll ka folur edhe për duelin e së shtunës të cilin e sheh si shumë të vështirë.

“Kësaj radhe do të jetë më e vështirë se herëve të tjera. Reali po kalon momente të mira”.

“Besoj që do të kemi më shumë shanse pasi kemi edhe ndihmën e tifozëve”,u shpreh Pique. /Telegrafi/

telegrafi sport app