Site icon Telegrafi

Pësoi humbje 9-1, më në fund reagon Van Persie: Kam pësuar edhe si lojtarë më këtë lloj rezultati

Ish- sulmuesi i Arsenalit dhe Man United , Robin van Persie është aktualisht në krye të skuadrës holandeze Heerenveen dhe skuadra e tij pësoi një humbje rekord 9-1 kundër AZ Alkmaar këtë fundjavë.

Megjithatë, trajneri i ri këmbëngul se është absolutisht mirë pas humbjes tronditëse.

Ai ka thënë se në karrierën si trajner do të marrë shumë goditje dhe kjo ishte një nga to.

Lexo po ashtu Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

“Kjo është e vështirë. Ju do të hasni një numër goditjesh në karrierën tuaj. Kjo ishte një përplasje shumë e madhe. Ne mësuam disa mësime më shumë nga kjo ndeshje sesa zakonisht,” tha Van Persie për Daily Mail.

“Kjo është pjesë e futbollit. Unë nuk jam traumatizuar nga kjo dhe as lojtarët e mi. Ju dëshironi të merrni më të mirën nga vetja. Kjo përfshin rënien dhe ngritjen përsëri”.

“E di gjithashtu se si funksionon. Unë gjithashtu humba 8-2 nga Manchester United një herë sa isha pjesë e Arsenalit. As kjo nuk ishte argëtuese, por është pjesë e të qenit futbollist. Është pjesë e rrugëtimit të secilit për t’u bërë versioni më i mirë i vetes”.

“Kjo është një rrugë provë dhe gabimi, por në fund, është pikërisht në momente si këto që ka të bëjë me zotërimin e saj si një djalë. Kundrejt djemve, mediave, familjes dhe miqve tuaj. Bota e futbollit mund të jetë një botë mjaft e vështirë”.

“Ka të bëjë me qëndrimin me gjoksin jashtë në këto situata dhe të jeni krenarë për veten dhe njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të vazhdojmë të bëjmë. Ne mbetemi vetvetja, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Kjo është ajo në të cilën unë besoj dhe ajo që besojnë djemtë”, deklaroi Van Persie.

Van Persie i referohet humbjes 8-2 të Arsenalit ndaj Man United që ndodhi në vitin 2011. Ishte humbja më e madhe e Topçinjve në ligë që nga viti 1927. /Telegrafi/

Exit mobile version