LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqenët e bardhë janë duke ‘sulmuar internetin’ (Video)

Peshkaqenët e bardhë janë duke ‘sulmuar internetin’ (Video)

Fakte të regjistruara tregojnë se si peshkaqenët janë duke kafshuar kabllot e internetit të vendosura nga Google në fund të detit.

Meqenëse kabllot prej mijëra metrash të përbëra nga fibrat optik dhe laserët, nuk mund të jenë ushqim i peshkaqenëve, nuk dihet se pse ata po kafshojnë kabllot.

Hera e fundit që janë gjetur shenja dhëmbësh të peshkaqenit në këso lloj kabllo, ka qenë viti 1987, kur kanë dështuar disa projekte interneti në ShBA dhe Evropë.

Pasi është ekzaminuar një peshkaqen, në barkun e tij është gjetur edhe një kabllo e tillë.


Prej atëherë nuk ka pasur ndonjë problem, por për disa herë me radhe brenda këtyre muajve, janë sulmuar kabllot e internet nga këta gjigant të ujërave./Telegrafi/