Gruaja e parë në jetën e çdo burri, nëna, kushtëzon jetën e tij afektive. Psikoanalisti Alain Braconnier përshkruan pesë tipet më të përhapura të profileve të mamave dhe shpjegon se si mund të ndikojnë ato tek të bijtë.
Raporti që lidh një nënë me një bir është unik, i thellë dhe i pakrahasueshëm, me asnjë tip tjetër dashurie. Në këtë raport gruaja gjen një siguri afektive po të njëjtë që e shtyn të sillet si të mos kishte asnjë rivale dhe për pasojë, të modelojë pandërgjegjshëm të ardhmen afektive të djalit të vet.
Në çdo grua bashkëjetojnë tipet e ndryshme të nënës, pastaj janë edhe personaliteti, historia e jetës së saj, roli i partnerit… por le t’i shohim pesë tipet më vete:
Nëna e DHEMBSHUR
PROFILI: Vështrimi i saj, gjestet, fjalët e saj dëshmojnë për një admirim të dhembshur ndaj djalit, tek i cili projekton tërësisht idealin e saj mashkullor. Krenare për aftësitë e tij fizike dhe morale, kënaqet kur ai arrin rezultate të jashtëzakonshme. Në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë e përgatit për një të ardhme të pasur me kënaqësi dhe suksese. Për të dëshiron më të mirën dhe është gati të sakrifikojë për djalin, i cili është arsyeja e ekzistencës së saj. Tek ai mbështet të gjitha shpresat, i jep kurajë, e nxit me komplimente dhe e mbush me vëmendje të vazhdueshme.
NDIKIMI I SAJ: Falë forcës që buron nga kjo tip mamaje, djali ka një siguri të madhe në vetvete që i lejon të përballet pa drojë me sfidat e jetës. Në planin afektiv është i shkujdesur dhe ambicioz… por do të drejtohet drejt një personi që do të zërë vendin e nënës që do ta shohë më të njëjtin sy të mrekulluar. Shpresat e tij shpesh do të zhgënjehen dhe për këtë, marrëdhëniet e tij do të zëvendësojnë njëra – tjetrën. Kërkimet e tij do t’i lënë vend pushtimeve dhe princi tërheqës do të zëvendësohet me një Don Zhuan shpesh të paplotësuar, rrallëherë të dashuruar. Nëse përfundon duke kërkuar perlën e rrallë, pushtuesi do të ekzagjerojë devocionin. Për shembull gratë e forta, të pavarura ose joshëse do t’i interesojnë pak.
Nëna SUPERMBROJTËSE
PROFILI: Është arketipi i mamasë hebreje në filmat e Woody Allen: e ankthshme, posesive dhe pushtuese. Qëllimi i saj është të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur ekskluzivitetin e lidhjes me djalin. Gjithnjë e shqetësuar dhe e merakosur, i komunikon të birit vizionin e saj pesimist të marrëdhënies njerëzore, duke i shtuar pashmangshmërisht ankthin dhe varësinë afektive.
NDIKIM I SAJ: Të kushtëzuar nga kjo dashuri e skajshme djemtë priren të rriten në ankth, të provojnë lehtësisht ndjenjën e fajit. Intimiteti jo gjithnjë është i lehtë të stabilizohet, komunikim i ulët verbal, emocione të bllokuara janë sjelljet mbrojtëse më të shpërndara që mund të gjenden tek burrat shumë të ngjitur me nënat. Nëse arrijnë ta presin kordonin ombelikal, e bëjnë me dhunë dhe në mënyrë përfundimtare. Në rast të kundërt, mbeten gjithnjë të devotshëm dhe do të jenë gratë rreth e rrotull që do të krijojnë distancë. Këto të fundit, padyshim rrallëherë shihen me sy të mirë nga vjehrrat e tyre potenciale.
Nëna e FTOHTË
PROFILI: Ngaqë dyshon në aftësitë e saj për të qenë një nënë e mirë, jeton me frikën se mos ka gabuar dhe e ka bërë të vuajnë djalin e saj. Gjithçka që vjen prej saj (kontaktet, sugjerimet e saj…) duket sikur krijojnë keqkuptime. Herë rri mënjanë nga frika se nuk është në lartësinë e duhur. Kjo nuk do të thotë ama se nuk ia do të mirën djalit. Por derisa ai ta ketë kodifikuar pasigurinë e të ëmës prej nga lind sjellja distancuese, ndihet pak i dashur prej saj.
NDIKIMI I SAJ: Duke mos e zhvilluar ngrohtësinë dhe sigurinë nga dashuria amësore, djemtë e nënave të distancuara kanë vështirësi për të vendosur raporte të qeta me gratë dhe kanë gjithnjë një vizion cinik në dashuri dhe seksualitet. Në marrëdhëniet afektive, për kujdes, fshihen pas maskave dhe për mbrojtje kanë një ftohtësi shkurajuese. Me gratë priren të krijojnë të njëjtën distancë që kanë pasur me nënën edhe nëse kjo i bën të vuajnë. Në të kundërt, nëse takojnë një person që i jep siguri, investojnë në çift ha hezituar.
Nëna TREDHËSE
PROFILI: Ndërgjegjshëm ose jo është në luftë me burrat dhe do që t’i mbajë nën kontroll. Për psikanalistët është gruaja që do “pushtetin” vetëm për vete. Dominuese, autoritare, pretendon që gjithçka të shkojë sipas fjalëve dhe dëshirave të saj. Në çdo çast, në mënyrë pak a shumë të fshehtë, i kujton djalit të saj se është ajo që vendos gjithçka dhe ka gjithnjë të drejtë.
NDIKIMI I SAJ: Si të mos kenë frikë nga takimi intim me gratë? Djemtë e nënave tiranike kanë gjithnjë një sjellje paradoksale. Duket sikur bëjnë gjithçka për t’i mbajtur larg nënat duke shkuar të kërkojnë partneren me të cilën do të krijojnë të njëjtën marrëdhënie: dominuese-i dominuar. Sidoqoftë nëse çifti reziston në kohë, kërkojnë të çlirohen nga kjo lidhje asfiksuese me pabesi pa ia dalë të jenë me të vërtetë të kënaqur. Nënshtrimi ndaj femrës ka disa kufij: kur ndihen të kapur, mbërthyer në mashkulloritetin e tyre nga gratë, mund të bëhen edhe të dhunshëm, verbalisht ose fizikisht, duke shpaguar kështu të gjithë përulësinë ndaj nënës.
Nëna e PLOTËSUAR
PROFILI: Është para së gjithash një nënë e lumtur, e shpërblyer nga bashkëshorti dhe nuk i projekton tek fëmija as pritshmëritë e as idealet e pambërritshme. I jep vëmendje nevojave të fëmijës, nuk është e ankthshme dhe as në kërkim të shpërblimit narcizistik. Plaket duke menduar për mirëqenien e familjes dhe i lë babait hapësirën për të zhvilluar rolin e tij. Burimet e kënaqësisë së saj janë të ndryshme: fëmija nuk është arsye e saj e vetme e ekzistencës. Nëse e dëgjon fëmijën di të jetë pjesëmarrëse por kurrë imponuese dhe zotëruese.
NDIKIM I SAJ: Kjo mama “krijon” burrin e sigurt në vetvete që ndihet mirë në mashkulloritetin e tij dhe janë rehat me veten përballë seksit tjetër. Djemtë e nënave gjithëpërfshirëse dinë të pranojnë dhe shprehin emocionet e tyre, të joshin pa bërë sikur dhe pa komanduar. Dinë të menaxhojnë veten si në rolin e mikut si në atë të të dashurit dhe nuk ndihen në rrezik në raporte force. Thembra e tyre e Akilit është prirja për të parapëlqyer marrëdhënien gjithëpërfshirëse në dëm të asaj dashurore. Siç thoshte Aristoteli, që duhej të ishte ky tip burri: “miqësia është fat më i mirë se dashuria bashkëshortore”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!