LAJMI I FUNDIT:

Pesë këshilla për dashuritë rastësore

Pesë këshilla për dashuritë rastësore

Aventurë për një natë? Mund të ndodhë edhe kështu. Për dikë mund të jetë diçka krejt e paparashikuar dhe jashtë planeve apo koncepteve për jetën. Por, për të tjerë mund të jetë edhe një mënyrë të jetuari.

Pavarësisht nëse i përkisni grupimit të parë apo të dytë, nëse qëllimisht apo rastësisht gjendeni para një takimi rastësor; mos harroni: edhe aventurat e një nate kanë rregullat e tyre. Ja çfarë duhet të keni kujdes për t’i jetuar mirë dhe pa efekte anësore.

Shpesh nuk është mungesa e romantizmit që i shtyn gratë dhe burrat të kërkojnë aventura të një nate: është vetëm seksi dhe emocionet e joshjes, pa komplikimet apo historinë e dashurisë që pason. Nganjëherë zgjidhet të qëndrohet i/e pamartuar. Dhe kjo pikërisht për të mos hequr dorë nga kënaqësia ose mundësia për të takuar persona me të cilët mund të kalohet një natë e këndshme dhe aq. Dhe kjo të përsëritet vazhdimisht.

Çfarë e bën problematike këtë tip marrëdhënieje, nuk është edhe aq mungesa e hamendësuar e stabilitetit sesa keqkuptimet që mund të lindin prej raporteve jokonvencinale: lidhja mes seksit dhe dashurisë ripërcaktohet; kontakti shpirtëror ose fizik që mund të jetë mes dy njerëzish nuk nënkupton domosdoshmërisht një projekt të përbashkët; jetohet lidhja me tjetrin nga dita në ditë duke u shkëputur nga ideja e çiftit, për t’u bazuar thjesht te një takim mes dy individësh, shkruajnë ekspertë nga revista Psikologjia. Në aventurat e një nate mund të krijohet një përmasë intimiteti njerëzor dhe nuk na takon ne që ta gjykojmë.


Ka që takohen në internet ose në mënyra më tradicionale, por në çdo rast ajo që ka rëndësi është të kihen ide të qarta, të vendosen rregulla për të shmangur disavantazhet qoftë ndaj vetes, qoftë ndaj partnerit.

Përmbushni konceptin e takimit rastësor
Nëse qëllimi juaj është të filloni një marrëdhënie të gjatë, shmanguni. Ata që kanë qëllime të tilla, do të rrezikonin t’i bënin keq vetes: si gjithçka tjetër, edhe seksi rastësor funksionon vetëm nëse të dy partneret e duan këtë gjë. Edhe nëse ndonjëherë ndodh që nga një takim "vetëm për një natë" të lindë më pas një dashuri afatgjatë, në përgjithësi qëllimi nuk është të gjendet dashuria e jetës. Takimi rastësor është një mënyrë për të bërë diçka që nuk ju detyron për angazhime. Janë thjesht disa momente kënaqësie, pa premtimin për një të nesërme. Prandaj para se të filloni, lipset të pyesni veten për dëshirat që keni: a dini ta ndani dashurinë nga seksi? Mos aventuroni nëse nuk e bëni dot këtë ndarje. Sigurohuni që edhe personi përballë ka të njëjtën gjendje shpirtërore, në mënyrë që të shmangni frustracionet e të dy palëve.

Jini gati për diçka të re
Nëse doni të eksperimentoni takime jekonvencionale, ndoshta do të thotë se jeni duke menduar të takoni njerëz jokonvencionalë (për shembull, ata me të cilët nuk do mund të krijonit një çift). Përfshihuni dhe besojini instinktit duke guxuar edhe për diçka të re. Përndryshe rrezikoni që të humbisni një përvojë të paharrueshme. Çlirohuni nga paragjykimet. Takimet e rastit janë bërë për njerëz kureshtarë dhe të hapur. Nëse nuk jeni i tillë, hiqni dorë qysh në fillim.

Jini vetvetja pa ankthe
Çlirohuni! Te jeni rastësorë do të thotë të jeni të qetë dhe të hapur: të bësh takime pa angazhime, pa presionet e jashtme. Mos u shtirni! Nuk jeni të detyruar të gënjeni ose të përmirësoni kurrikulumin tuaj për t’i pëlqyer tjetrit. Qëllimi është thjesht një takim kalimtar. Pra, për të joshur dikë në këtë mënyrë, nuk është aspak nevoja t’i tregoni llogarinë bankare, t’i tregoni se keni lexuar Prustin ose se jeni të aftë për gjëra të ndryshme.

Jini të ndershëm
Me veten (shih rregullin nr. 1 dhe 3), por edhe me tjetrin më mirë të jeni të thjeshtë. Nëse takoheni në një lokal, jini transparentë për atë që keni ndërmend. ose nëse preferoni të kërkoni një partner në internet, kini parasysh: mos e gënjeni në lidhje me pamjen e jashtme, as edhe për preferencat erotike. Efekti surprizë mund të jetë negativ.

Jini të rezervuar
Te jesh i rezervuar jo vetëm që i shton mister situatës; por ju ndihmon edhe për të mbajtur distancën e duhur, për të mos e përzier dashurinë me seksin dhe për ta jetuar përvojën sa më lehtë: nëse ky takim do të bëhet diçka më shumë, do të keni mjaft kohë për të treguar gjithë jetën tuaj. Edhe pse në konceptin e takimit kalimtar të gjitha format e kënaqësisë që merren janë të lejuara, rezervimi mbetet një koncept i rëndësishëm. Para se të tregoni detaje të punës suaj, të situatës familjare ose fëmijërisë, është më mirë të mendoni më parë se sa do t’i pëlqente tjetrit t’i dëgjonte ato. Dhe në fund, për çdo rast, s’ka pse të jepni informacion të tepruar për veten?

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori