Redi Shehu
Sot, pas me shume se tri dekadash nga transformimi demokratik i shoqërisë shqiptare, produkti ynë politik, me të cilin përballemi, është një demokraci totalitare e instaluar si për ironi nga po të njëjtat elita, të cilat ishin protagoniste të ndryshimeve demokratike të Dhjetorit të vitit 1990. Ndryshe nga të gjitha vendet e Evropës Lindore, të cilët ciklin e qarkullimit të elitave të vjetra e mbyllën prej kohësh, ne në Shqipëri, akoma edhe sot, përballemi me domosdoshmërinë e ardhjes së elitave të reja, të cilat do të mbyllnin një etapë të gjatë të tranzicionit politik drejt një perspektive në ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë shqiptare.
Lidershipi ynë politik, gjatë këtyre dekadave, inskenoi prurje të elitave të reja, të cilat ishin skicuar të dështonin në mënyrë që të legjitimonin pazëvendësueshmërinë e të vjetërve. Ata e bënë këtë duke mos afruar një mjedis të vërtetë lirie nga ku këto elita të mund të përzgjidheshin dhe të shfaqeshin me të gjithë talentin e tyre. Përkundrazi, ata i mbytën brenda një mjedisi ku autoriteti i institucioneve demokratike u zëvendësua me autoritetin e liderit, i cili dërrmonte çdo shkëndijë e çdo talent ende pa dale. Ata dërrmuan legjitimitetin si nocion dhe e keqpërdorën atë për betonizuar piedestalet e busteve të tyre politike.
Thelbi i një sistemi modern politik është padyshim legjitimiteti, i cili i buron nga vullneti i pastër dhe i patransformuar i zgjedhësve. Edhe pse buron nga ky vullnet, legjitimiteti është përherë në luftë për mbijetesë pasi kërcënohet nga ilegjitimja dhe pasiguria. Filozofi dhe sociologu gjerman, Niklas Luhmann, e përshkruan më saktë gjendjen e legjitimitetit në shoqëritë moderne; “Legjitimiteti”, thotë ai, “është një formë në të cilin sistemi politik pranon të bashkëjetojë me pasigurinë e tij”.
Nëse ky formulim i legjitimitetit flet për demokracitë e konsoliduara, çfarë duhet të themi për sistemet hibride, në të cilat demokracia dhe autoritarizmi takohen në një pikë të vetme, që është absurdi? Pra, çfarë mund të thuhet për këto demokraci totalitare, të cilat legjitimitetin e kanë jashtë kutit të duhur, ku elitat e vjetra politike mundohen të qëndrojnë në pushtet përmes keqpërdorimit të ideologjisë, të nacionalizmit, historisë dhe fesë duke i sherbetosur me karizëm e populizëm? Pasiguria atëherë kthehet në thelbin e këtyre sistemeve dhe tashmë ajo nuk duhet thjesht të bashkëjetojë me legjitimen, ajo thjesht e gëlltit atë.
Në këtë prizëm, ku edhe shoqëria jonë shijon këtë lloj pasigurie, elitat e vjetra politike kthehen në të pazëvendësueshme si e vetmja zgjidhje, si burimi kryesor i gjithë këtij stanjacioni, i cili përmblidhet te korrupsioni si formë më eksplicite e padrejtësisë sociale që padyshim prodhon destabilitet. Korrupsionit jo vetëm në kuptimin material, por edhe korrupsionin e qëllimeve dhe vullneteve politike.
Kështu, ne si shqiptarë kemi plotësuar trekëndëshin perfekt, korrupsion-padrejtësi-destabilitet, nga i cili buron tranzicioni ynë, sepse tashmë ai është kthyer në gjënë më legjitime, tashmë tranzicioni nuk është në formatin i “ikshëm”, jo, ai është aty, ai është vetë legjitimiteti i sistemit, në të cilin ne gjallojmë sot. Elitave të vjetra tranzicioni u duhet sepse ai u lejon të bëjnë çdo gjë, u siguron përfitime të mëdha, të menjëhershme. Për të (tranzicionin), ja vlen që të luftohet politikisht sepse ai të pajis me narrativën e heroit për të dalë prej tij, por pa e bërë kurrë një gjë të tillë. Ai u duhet atyre sepse nuk sjell ndryshimin, siç edhe Huntigton e përmend; “Korrupsioni transformohet në mirëmbajtësin e një sistemi politik ashtu siç edhe reformat janë. Korrupsioni mund të kthehet në zëvendësuesin e reformave dhe të dyja, korrupsioni dhe reformat, mund të kthehen në zëvendësuesin e revolucionit (ndryshimit)”.
Prandaj, elitave të vjetra u duhet tranzicioni sepse ai i pajis me bashkëjetesën perfekte mes korrupsionit dhe reformave, pra, mes progresit dhe regresit duke qëndruar në mënyrë perfekte në të njëjtin vend për dekada.
Kështu, revolucioni, në kuptimin e ndryshimeve sociale kundër padrejtësive, kundër elitave të vjetra, bëhet i kotë në thelbin e tij, kthehet i panevojshëm sepse bashkëjetesa e reformave me korrupsionin, e ka zëvendësuar tashmë ndryshimin duke e legjitimuar tranzicionin e për rrjedhojë edhe autorët e ti. Elitat e vjetra nuk po arrijnë të ndajnë luftën politike nga lufta për mbijetesë. Problemi i elitave të vjetra nuk është problem thjesht politik, por është problem i përhershmërisë së të bërit të të njëjtit gabim.
Por, që të kemi elita të reja politike, duhet njëkohësisht të kemi edhe një fibër të re sociale, e cila e refuzon tranzicionin me simptomat e tij, e cila nuk bën revolucion vetëm për mbijetesë ekonomike. Ndryshimi vjen duke ndryshuar konceptet, kulturën dhe vetëpërceptimin që kemi ne si popull, sepse elitat e vjetra mirëmbahen nga ne përmes mbështetjes që ne u japim vazhdimisht atyre. Është e kotë të mendojmë, flasim dhe veprojmë lidhur me ndërtimin e elitave të reja politike, nëse nuk e konceptojmë këtë proces të fokusuar në tri drejtime kryesore. Këto drejtime përmblidhen në konceptin që kemi për individin dhe jetën, në konceptin për familjen dhe në konceptin për shoqërinë në tërësi dhe shoqërinë politike në veçanti. Një ndryshim i tillë nuk mundet kurrë të jetë i suksesshëm apo i realizuar, nëse ai nuk konceptohet në të tre këto komponentë.
Që të ndajmë reformat, të cilat sjellin ndryshim, nga korrupsioni i qëllimeve dhe i mjeteve politike, pra, që ta shpërbëjmë këtë bashkëjetesë të shëmtuar, duhet që ai që do bëjë ndryshimin, populli, pra, ne, të ndryshojmë vetëpërceptimin për kuptimin e jetës, për familjen dhe për atë se cili është destinacioni ynë si shoqëri. Pa e bërë këtë, me anë të dy shtyllave kryesore si përmirësimi i nivelit arsimor, si dhe shpërndarjes së drejtë të ekonomisë, duke rrëzuar realitetin e një shteti si punëdhënësi më i madh, ne do të endemi në formë ciklike në absurdet që tranzicioni të ofron.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-ne-prishtine-780x439.jpg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër