Është një nga aspektet më të pamundura të pushtimit të Ukrainës nga Rusia: Edhe pas dy vjetësh e gjysmë lufte dhe rundeve të përsëritura të sanksioneve, gazi natyror rus vazhdon të rrjedhë përmes rrjetit të gazsjellësve të Ukrainës drejt klientëve në Evropë.
Kjo nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Ukraina duket se ka marrë kontrollin e një stacioni matës të gazit pranë qytetit rus, Sudzha, si pjesë e inkursionit të saj në rajonin Kursk të Rusisë.
Këtu janë disa nga gjërat kryesore që duhen ditur për transitin e gazit rus përmes Ukrainës.
Kush merr gaz natyror rus përmes gazsjellësve të Ukrainës?
Gazi natyror rrjedh nga fushat e gazit të Siberisë Perëndimore përmes tubacioneve që kalojnë nëpër Sudzha dhe kalojnë kufirin ukrainas në sistemin e Ukrainës. Gazsjellësi hyn në Bashkimin Evropian në kufirin Ukrainë-Sllovaki, pastaj degëzohet dhe dërgon gaz në shërbimet publike në Austri, Sllovaki dhe Hungari.
Gazi natyror përdoret për të gjeneruar energji elektrike, për të fuqizuar proceset industriale dhe në disa raste për t’i ngrohur shtëpitë, raporton evropaelire.
Cila është situata në stacionin matës të Sudzhas?
Gazi po rrjedh si më parë. Nuk është për t’u habitur, pasi Ukraina mund t’i kishte ndërprerë rrjedhjet përmes sistemit të saj të tubacioneve në çdo kohë. Kontrolli i vërtetë mbi stacionin është i vështirë për t’u verifikuar për shkak të sekretit ushtarak dhe mungesës së qasjes për vëzhguesit ose gazetarët.
Të martën, 42.4 milionë metra kub gaz u planifikua të kalonte përmes stacionit Sudzha, sipas operatorit të sistemit të transmetimit të gazit të Ukrainës. Kjo është afërsisht në përputhje me mesataren e 30 ditëve të fundit.
Përse gazi po vazhdon të rrjedhë nga Rusia në Evropë?
Para luftës, Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare sipas së cilës Rusia u pajtua të dërgonte sasi të caktuara gazi përmes sistemit të tubacioneve të Ukrainës — i krijuar kur të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik — drejt Evropës. Gazprom fiton para nga gazi dhe Ukraina mbledh tarifa transiti.
Kjo marrëveshje vazhdon deri në fund të këtij viti. Ministri i energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, ka thënë se Ukraina nuk ka asnjë qëllim për ta zgjatur atë ose për ta zëvendësuar atë.
Para luftës, Rusia furnizonte rreth 40 për qind të gazit natyror të Evropës përmes gazsjellësve. Gazi rridhte përmes katër sistemeve të gazsjellësve: një nën Detin Baltik, një përmes Bjellorusisë dhe Polonisë, një përmes Ukrainës dhe Turk Stream nën Detin e Zi përmes Turqisë në Bullgari.
Pas fillimit të luftës, Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve përmes gazsjellësve Baltik dhe Bjellorusi-Poloni, duke përmendur mosmarrëveshjet për një kërkesë për pagesa në rubla. Gazsjellësi i Baltikut u hodh në erë në një akt sabotazhi, por detajet e sulmit mbeten të paqarta.
Ndërprerja ruse shkaktoi një krizë energjetike në Evropë. Gjermania u detyrua të shpenzonte miliarda euro për të ngritur terminale lundruese për të importuar gaz natyror të lëngshëm që vjen me anije, jo me gazsjellës. Përdoruesit reduktuan konsumin ndërsa çmimet u rritën ndjeshëm. Norvegjia dhe SHBA-ja plotësuan boshllëkun, duke u bërë dy furnizuesit më të mëdhenj.
Evropa e pa ndërprerjen ruse si një formë shantazhi energjetik dhe hartoi plane për të eliminuar plotësisht importet e gazit rus deri në vitin 2027.
Megjithatë, gazi rus kurrë nuk u ndalua — edhe pse paratë e fituara mbështesin buxhetin shtetëror të Rusisë dhe ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të valutës ruse, rublës. Kjo tregon se sa e varur ishte Evropa nga energjia ruse — dhe është ende, deri diku.
Sa i rëndësishëm është gazi që rrjedh përmes Sudzhas?
Rreth 3 për qind e importeve të gazit të Evropës rrjedhin përmes Sudzhas, pjesë e rreth 15 për qind të importeve që erdhën nga Rusia vitin e kaluar. Por, Evropa mbetet e shqetësuar për furnizimin e saj me energji duke marrë parasysh se është një importues energjie dhe sapo përjetoi një shpërthim të inflacionit që u shkaktua nga çmimet e larta të energjisë. Rrjedhat e Sudzhas janë më të rëndësishme për Austrinë, Sllovakinë dhe Hungarinë, të cilat do të duhej të siguronin furnizim të ri.
Cila është e ardhmja e rrjedhës së gazit rus në Evropë?
Bashkimi Evropian ka paraqitur një plan për t’u dhënë fund importeve të karburanteve fosile ruse deri në vitin 2027. Mirëpo, përparimi ka qenë i pabarabartë kohët e fundit.
Austria ka rritur importet e saj të gazit rus nga 80 për qind në 98 për qind gjatë dy vjetëve të fundit. Ndërsa, Italia ka ulur importet e drejtpërdrejta, porse ajo ende merr gaz me origjinë ruse përmes Austrisë.
Dhe Evropa vazhdon të importojë gaz të lëngshëm, që vitin e kaluar përbënte 6 për qind të importeve. Të dhënat tregtare tregojnë se dërgesat e LNG-së në Francë u dyfishuan në gjysmën e parë të këtij viti.
Ndërkohë, anëtarët e BE-së, Rumania dhe Hungaria, kanë bërë marrëveshje gazi me Turqinë, e cila importon gaz nga Rusia. Armida van Rijd, bashkëpunëtore e lartë kërkimore në Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare në Londër, thotë se “gazi rus po pastrohet përmes Azerbajxhanit dhe Turqisë për t’’i përmbushur kërkesat e larta të vazhdueshme të Evropës”.
Ajo shkroi se përpjekjet evropiane për të reduktuar përdorimin e gazit rus janë “mbresëlënëse” deri më tani. Por, ajo shtoi se “realiteti politik është se mbetet jashtëzakonisht e vështirë për vendet evropiane të diversifikojnë plotësisht furnizimet e tyre me energji, kur shumë prej tyre tashmë po luftojnë me inflacion të lartë dhe një krizë të kostos së jetesës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
Pse Trump kurrë më nuk do të përballet me gjyqin për mashtrim zgjedhor?
Kryeministri sllovak mund të humbasë aleatin e rëndësishëm - Viktor Orbanin
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit