Të qenit prind, e posaçërisht për herë të parë, mund të jetë gjë frikësuese dhe sfiduese në fillim dhe shpeshherë prindërit bombardohen me informacione.
Por, prapëseprapë mund të jetë e vështirë për të përcaktuar se cilat informacione u sjellin përfitim familjes dhe mirëqenies së fëmijëve, e cilat informacione jepen vetëm për profit, transmeton Telegrafi.
Shkencëtari Jack Gilbert, i cili studion ekosistemet e mikrobeve, pas lindjes së djalit të dytë, kishte vendosur ta hulumtonte shkencën prapa mikrobeve dhe ka zbuluar se ekspozimi në mikrobe faktikisht është gjë fitimprurëse.
Edhe pse është gjë e vështirë ta shtypni ndjenjën për t’i mbrojtur fëmijët nga çfarëdo që mund t’i lëndojë ata, ne ndonjëherë mund ta pengojmë aftësinë e tyre për të zhvilluar sistem të fortë të imunitetit – p.sh. kur ua pastrojmë duart pasi të kenë luajtur në oborr ose duke i mbajtur larg kafshëve shtëpiake.
Gilbert thotë se më herët fëmijët kanë ngrënë më shumë ushqime të fermentuara, të cilat janë të pasura me baktere, kanë jetuar të ekspozuar në kafshë, bimë dhe baltë tërë kohën, ndërkaq sot, prindërit sigurohen që fëmijët të jetojnë në ambiente shumë të pasura, gjë e cila shpie në sistem shumë të ndjeshëm të imunitetit.
Qelizat e vogla trupore që njihen si neutrofile. Në momentin që adaptohen me një ambient të pastër, ato pastaj, kur të vërejnë diçka të panjohur, qoftë edhe një copë poleni, bëhen shumë inflamatore dhe nxisin alergji të ushqimit, astmë dhe ekzemë.
Prandaj, ju do ta ndihmoni fëmijën ta forcojë sistemin e imunitetit nëse e lini të luajë në baltë.
Gjithashtu, bebet e kanë një dëshirë natyrale për të luajtur në ndyrësira dhe për të futur objekte të ndyra në gojë. Siç duket, kjo ka një qëllim të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit të imunitetit.
Sipas Mary Reubush, instruktore e mikrobiologjisë dhe imunologjisë, kur bebja fut gjëra në gojë, fëmija e lejon sistemin e vet të imunitetit ta eksplorojë ambientin e vet. Kjo praktikë është e domosdoshme për mbrojtje dhe luan rol kyç për ta mësuar sistemin e imunitetit se çfarë është më mirë të injorohet.
Për ta mbështetur teorinë e tij, Gilbert gjithashtu i ka studiuar profilet e imunitetit të fëmijëve Amish dhe ka zbuluar shkallë shumë më të ulëta të astmës te fëmijët që jetojnë në ferma të vogla të mbushura me mikrobe.
Koha e shpenzuar jashtë ofron jashtëzakonisht shumë përfitime për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Ju mund ta mësoni fëmijën të ec zbathur në tokë apo bari për ta forcuar mirëqenien.
Veç kësaj, duhet të keni parasysh se lëkura delikate e fëmijës mund të dëmtohet duke e pastruar shumë dhe mund të shpijë në infeksione dhe ekzemë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji të një fëmije?

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës