Përkujtohet sot 33 vjetori i masakrës së 2 Prillit në Shkodër, e konsideruar si masakra e fundit e regjimit komunist në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se protesta dhe masakra e 2 prillit janë ngjarje të përmasave epokale, të cilat tregojnë se përmbysjet e mëdha nuk mund të realizohen pa sakrifica të mëdha.
“Ndonëse regjimi ishte duke dhënë shpirt, ai ishte i gatshëm të godiste pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si të gjithë Europa”, shkruan Basha.
Ai shtoi se megjithëse kanë kaluar 33 vite, duket sikur e keqja përsërit vetveten, prandaj duhet sipas tij të mos reshtim së luftuari.
Në anën tjetër, edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme për demokracinë.
Berisha, ka marrë pjesë virtualisht këtë të martë, në një ceremoni të mbajtur në Shkodër në përkujtim të 2 Prillit 1991.
Berisha përmes një video-mesazhi, tha se 2 prilli është një kushtrim pë rtë rrëzuar qeverinë, të cilën e cilësoi si një regjim, ku kryeministri Rama ka 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991.
Berisha tha se vrasja e 4 qytetarëve nga regjimi komunit në vitin 1991, duhet të shërbejë si një thirrje për çdo demokratë që të garantojë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ai shtoi se demokratët duhet të mobilizohen që zgjedhjet e ardhshme të realizohen me një qeveri teknike.
“Sot, pas 33 vitesh, ne nderojmë dhe do nderojmë përjetë veprën e martirëve të 2 prillit.
Por duhet të jemi realistë, ne këtë vit, për herë të parë nga ajo datë, i nderojmë me kokën e ulur.
Sepse përsëri në maj të vitit që shkoi, pasardhësit e bllokmenëve hoxhistë, Edi Rama dhe suita e tij i rrëmbyen Shkodrës votën dhe fitoren.
Por kësaj radhe nuk ishin falangat e Sigurimit të Shtetit, por ishin falangat e krimit më të egër, më të urryer të Shkodrës dhe Shqipërisë.
Edi Rama, siç përdori Ramiz Alia policinë politike në vitin 1991, përdori famëzinjtë Bajrat, Gjokat dhe vrasës të tjerë serialë për të mposhtur dhe dhunuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës, që nuk i mposhti kurrë asnjë diktaturë, asnjë pushtim.
Në këtë kontekst, ne jemi pafundësisht të detyruar ndaj idealeve dhe sakrificave të martirëve të 2 prillit.
Të dashur miq, sot Edi Rama ka në duart e tij të zeza pushtet të paktën 10 përqind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1991.
Ai sot kontrollon të gjitha pushtetet.
Edi Rama nuk ka një polici sekrete siç kishte Ramiz Alia, por ka një aleancë të tmerrshme me krimin e organizuar në Shkodër dhe mbarë vendin, me të cilën tmerron qytetarët e lirë dhe i kontrollon ata.
Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën.
Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj.
Që ka boshatisur Shkodrën më shumë se çdo regjim tjetër në tërë hsitorinë e saj.
Ndaj dhe kjo ditë e sakrificës sublime, e martirizimit të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut dhe Besmir Cekës, është ditë kushtrimi, është ditë thirrje për çdo demokrate dhe demokrat, për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve.
Për të rrëzuar këtë regjim dhe të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike.
Edhe njëherë, nderim përjetë veprës, sakrificës së pavdekshme të martirëve të 2 prillit.
Nderimin më të madh familjeve të tyre, Shkodrës, Rozafës së lirisë së shqiptarëve”, tha Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës