Ivan Perisic është shprehur mjaftë i lumtur që ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun.
Bavarezët fituan 1-0 kundër Paris Saint-Germainit në finale, me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman në minutën e 59-të.
Perisic ka thënë pas ndeshjes se ishte ëndërr për të që të fitonte tripletën, mirëpo i vije keq që nuk arriti të bënte këtë gjë te Interi.
“Hakmarrje personale? Jo, nuk është, unë jam këtu (te Bayern Munich), është një turp për Interin që nuk fitova trofe me ta”, ka thënë kroati.
“Jam këtu dhe shumë i lumtur që fitova tripletën. Kam dy vite kontratë me Interin dhe do të shohim çfarë do të ndodhë pasi të jemi ulur e të bisedojmë”.
“Dua ta shijoj këtë natë me bashkëlojtarët dhe më pastaj të shikojmë për të ardhmen”, ka shtuar më tej Perisic.
Kroati është në huazim te Bayern Munichu, mirëpo duhet të diskutojë me Nerazzurët për çmimin e lojtarit nëse duan të transferojnë përfundimisht. /Telegrafi/