Interi është viktima e parë e pushimit të kombëtareve.
Anësori ka pësuar një dëmtim në gju në stërvitje me kombëtaren portugeze.
Sipas disa raportimeve ai ka lënduar ligamentin krucial anterior (ACL) e cila nëse vërtetohet pas skanimeve pritet ta lë atë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Megjithatë, nëse lëndimi është i nivelit më të ulët atëherë ai së paku do të mungojë dy muaj.
Ky është lajmi më i keq që ka mundur të marrë Interi pas startit të mrekullueshëm të sezonit me dy fitore rresht ndaj top skuadrave si Fiorentina dhe Roma. /Telegrafi/