Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë, Shpejtim Bulliqi i LVV merr 243 vota, Ekrem Hyseni i LDK-së 204 

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Podujevë.  

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota, 243.

Pas tij, vota ka marrë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, 204.

I treti është renditur Besnik Tahiri i AAK-së me 27 vota, pastaj Floretë Zejnullahu me 13 vota, Gazmend Islami OBKD me 8 vota dhe Xhemajl Hasani i Nismës me 4 vota.

Sa i përket garës për asamble LVV ka dalë e para me 195 vota dhe LDK me 157 vota. /Telegrafi/

Exit mobile version