Në kuadër të planit të punës për vitin 2017, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka përfunduar punimet për ndërhyrje emergjente në shtëpinë e familjes Shpejti, aset në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Me këtë projekt QRTK Prizren shënon përmbylljen e suksesshme dhe plotësimin e objektivave të parapara për vitin 2017.
Gjatë vitit 2017 QRTK e Prizrenit ka realizuar ndërhyrje konservuese në kuadër të Programit për ndërhyrje emergjente në 20 asete të trashëgimisë kulturore.
Ndërhyrjeve konservuese janë zhvilluar në pesë shtëpi tradicionale.
Shtëpia e Familjes Ukallo



Ndërhyrjet e realizuara: - Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit; - Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit; - Restaurimi i fasadës lindore dhe perëndimore;Shtëpia e familjes Okqaboll



Ndërhyrjet e realizuara: - Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit; - Restaurimi i fasadës perëndimore;Kompleksi i familjes Drini


Ndërhyrjet e realizuara: Shtëpia - Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit; Hambari - Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të mureve të hambarit; - Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit; - Restaurimi i fasadës lindore; - Restaurimi i shkallëve të brendshme; - Shtrimi i dyshemesë së re në përdhes dhe kat;Shtëpia e familjes Morina


Ndërhyrjet e realizuara: - Restaurimi i konstruksionit dhe mbulesës së kulmit; - Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit; - Përforcimi i mureve të jashmte; - Shtrimi i dyshemesë në çardak në katin e parë;Shtëpia e familjes Shpejti

Ndërhyrjet e realizuara: - Përforcimi dhe rehabilitimi i konstruksionit të tavanit; - Rehabilitimi i konstruksionit meskatësh; - Rindërtimi dhe vendosja e dritareve të reja nga druri.