LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë hetimet për 27 prillin, ngritet aktakuzë për 30 persona (Video)

Përfundojnë hetimet për 27 prillin, ngritet aktakuzë për 30 persona (Video)

Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për sulmin në Kuvend që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar dhe ka vendosur të ngrit aktakuzë për 30 persona, nga gjithsej 35 të dyshuar.

Prej tyre 28 akuzohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy të tjerë për veprën “ndihmë në kryerjen e veprës penale”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për katër persona është ndërprerë procedura, pasi nuk janë të kapshëm për organet e rendit, por pas gjetjes së tyre procedura do të vazhdojë.


Gjithashtu për deputeten Zhaklina Peshevska është ndërprerë procedura, pasi nuk ka dëshmi se ajo ka kryer vepër penale.

Kryeprokurori Ljubomir Joveski, në konferencë për shtyp tha se të akuzuarit kanë rrezikuar rendin kushtetues me dhunë dhe kanë krijuar ndjenjën e pasigurisë dhe frikës.

Gjithashtu Prokuroria ka propozuar që të vazhdojnë masat e arrestit shtëpiak dhe përkujdesit, për të dyshuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme

"Me të lyer me benzinë dhe me të djegë", gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë: Reagon AGK

Lajme
Të nxitura nga

Të nxitura nga "sfida" në "TikTok", shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Lajme
Kalo në kategori