LAJMI I FUNDIT:

Përbërja e re e KSHZ-së sot do të mbajë seancën e parë

Përbërja e re e KSHZ-së sot do të mbajë seancën e parë

Përbërja e re e Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve sot do ta mbajë seancën e parë.

Anëtarët e rinj të organit zgjedhor më të lartë në shtet, të cilët u zgjodhën më 25 korrik të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë duhet të diskutojnë për referendumin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ duhet ta zbatojë referendumin për marrëveshjen me Greqinë që Kuvendi e nënshkroi për më 30 shtator të këtij viti.


KSHZ do të kujdeset për përgatitjet ligjore dhe zbatimin e zgjedhjeve në bazë të Kodit Zgjedhor dhe kryen hetime për punën e organeve zgjedhore./Telegrafi/