Si testament i përkushtimit për promovimin e lirisë dhe edukimit, Shkolla Finlandeze në Kosovë ka marrë përsëri vëmendje ndërkombëtare, me shfaqjen e saj të tretë në CNN, në kuadër të iniciativës së CNN të quajtur “Dita e Tokës” (#CallToEarth).
Për të tretin vit me radhë Shkolla Finlandeze tërheq vëmendjen botërore të mediumit prestigjioz amerikan CNN të cilin e shikojnë mbi 300 milionë njerëz në ditë mesatarisht.
Kësaj radhe shkolla është pasqyruar rreth aktiviteteve vetëdijësuese rreth mbrojtjes së ambientit përmes formave të ndryshme kreative dhe artistike, duke rritur ndërgjegjësimin në këtë drejtim anëmbanë globit.
Aktivitetet inovative të Shkollës Finlandeze tashmë 3 vite me radhë pasqyrohen në CNN, duke promovuar iniciativa të rëndësishme për shoqërinë dhe mjedisin të cilat iu mësohen fëmijëve që nga niveli parashkollor. Sistemi finlandez vlerëson edukimin e nxënësve në fusha të ndryshme të jetës shtesë anës akademike, duke iu kushtuar rëndësi të madhe zhvillimit të tërësishëm të fëmijëve.
CNN ka përzgjedhur aktivitetet e Shkollës Finlandeze si me të veçantat në Evropë dhe ka shfaqur ato në disa edicione televizive, duke bërë jehonë të jashtëzakonshme tek qindra miliona shikues në mbarë botën.
Kosova në baza ditore promovohet në CNN përmes projekteve të Shkollës Finlandeze, të cilat shfaqen në rrjetin më të madh televiziv kombëtar amerikan. Nxënësit e shkollës janë dalluar për qëndrimin e tyre në përkrahje të kësaj iniciative.
E udhëhequr nga praktikat më të mira të sistemit arsimor të Finlandës, Shkolla Finlandeze krenohet me zhvillimin e plotë të nxënësve të saj. Duke u frymëzuar nga qasja e tërësishme, mundësitë e barabarta dhe theksi mbi të menduarit kritik dhe kreativitetin, të cilat janë karakteristike të arsimit finlandez, Shkolla Finlandeze krijon një mjedis që inkurajon kureshtjen, kërkimin dhe rritjen personale.
Duke qenë e vetmja shkollë anëtare e CIS në vend, shkolla integron standardet ndërkombëtare të arsimit, duke ofruar një përvojë mësimore gjithëpërfshirëse dhe botërore të rëndësishme për të gjithë nxënësit. Poashtu, si Shkollë Ndërkombëtare Cambridge, shkolla krijon shtegun për nxënësit të përgatiten për studime në të ardhmen që përputhen me universitetet më prestigjioze anembanë globit.
E rrënjosur në besimin se arsimi shtrihet përtej teksteve shkollore, Shkolla Finlandeze krijon një mjedis që nxit mësimin përmes praktikës, lojës, dhe kreativitetin. Gërshetimi unik i standardeve ndërkombëtare dhe filozofisë arsimore të Finlandës iu ofron nxënësve një avantazh të veçantë ndërsa përgatiten për të studimet e tyre në vende të ndryshme të botës.
Për më shumë informata rreth Shkollës Finlandeze dhe qasjes së saj në edukimin me standard ndërkombëtare me qasjen unike të sistemit finlandez të arsimit, vizitoni shkollën apo kontaktoni në kosovo@finnish.school ose +383 45 235 650.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame