LAJMI I FUNDIT:

Peja rikthehet fuqishëm në Superligë pas kryerjes së obligimeve financiare

Peja rikthehet fuqishëm në Superligë pas kryerjes së obligimeve financiare

Kryetari i KB Pejës, Art Gashi ka konfirmuar se klubi i qytetit pejan ka kryer të gjitha obligimet ndaj lojtarëve dhe FIBA tashmë ka hequr bllokadën e transferimeve të lojtarëve për këtë klub.

Peja pati vitin e kaluar një sezon të mbijetesës, ku madje u kthyen nga pensionimi lojtarë si Valdet Grapci për të shpëtuar klubin nga rënia prej elitës.

Këtë KB Peja e arriti me shumë sukses dhe tashmë Art Gashi ka konfirmuar se klubi ka kryer të gjitha obligimet në rastet e lojtarëve bashkë me agjentët e tyre, duke arritur marrëveshje me ta.


Me këtë rast është larguar edhe bllokada e FIBA-s ndaj klubit pejan për transferimet e lojtarëve.

“Borxhet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të larta dhe ne mendojmë se janë pjesërisht të padrejta. Sidoqoftë, kemi haspur në mirëkuptim të njerëzve të FIBA-s por edhe të agjentëve e lojtarëve dhe mund të them se tashmë kemi mbyllur lëndët që i kemi humbur në BAT me Nenad Delic (agjenti Zvonimit Ridl) dhe me Matrios Austin e Chris Smith (agjenti Petar Arsic”, u shpreh Art Gashi për Telegrafin.

Pas këtyre zhvillimeve të fundit, FBK do të mbajë një mbledhje ku do të analizojë situatën financiare të klubit e ku do të certifikohen edhe klubet pjesëmarrëse për sezonin e ri të Superligës.

Sezoni i ri i Superligës do të jetë tejet interesant sidomos pasi KB Peja pritet të rikthehet fuqishëm në luftën për trofe duke rikthyer derbin e madh me Sigal Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Barcelona po synon rekorde këtë vit – shifrat flasin vet

Barcelona po synon rekorde këtë vit – shifrat flasin vet

La Liga
Kalo në kategori