PDK kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Shala: Është e papërballueshme, të mos ndodhë

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.
“Paraqesim shqetësimin tonë për paralajmërimet për ngritjen e çmimit të energjisë nga ZRRE. Jemi në prag të vendimmarrjes nga ZRRE për ngritjen e tarifave për 14%. Ne si PDK jemi kundër dhe kërkojmë që kjo masë të mos ndodh për arsyet si më poshtë: gjendjes jo të mirë ekonomike të vendit shkaku i inflacionit të lartë mbi 14% të gjitha produkteve bazë të jetës, për shkak të rënies së fuqisë punëtore dhe humbjes së shumë vendeve të punës, për shkak të ikjes masive të të gjitha kategorive qytetare jashtë vendit. Kjo rritje është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodh”, ka thënë Shala.
Shala ka shtuar se tash e dy vite jemi në paqartësi rreth të ardhmes së sektorit energjetik të vendit, për shkak të ndërhyrjeve politike në ZRrE, KOSTT e KEK.
“Jemi këtu sepse kemi keqmenaxhim të skajshëm të KEK-ut, si rezultat i zvogëlimit të kapaciteteve prodhuese në Bllokun B2, goditjeve politike ndaj investitorëve në sektorin energjetik të vendit”, tha Shala.
Shala përmendi edhe një takim që kanë mbajtur me përfaqësuesit e ENTSO-E dhe se vërejtjet e tyre ishin shumë të rënda.
“Më 7 mars 2023 komisioni për ekonomi së bashku me dy zyrtarë të KOSTT-it kemi mbajtur takim me përfaqësuesit e ENTSO-E organizatë kjo e operatorëve të transmisionit evropian. Vërejtjet e tyre ishin ekstreme veçanërisht për periudhën e fundit dy vjeçare. Citoj ata për vërejtjet që na dhanë direkt për financat e KOSTT-it, për çmimin e lartë që paguajmë si Kosovë, për penalltitë si rezultat i mos planifikimit. Për shkeljen e marrëveshjes së vitit 2020. Situata që e kemi dëgjuar bashkërisht me kolegët e gjitha subjekteve politike është shqetësuese për shtetin dhe vendin në sektorin energjetik. Citoj “jeni rasti më i keq në tërë sistemin e 39 operatorëve evropian të sistemit të transmisionit nga gjithsejtë 35 vende të BE-së si pjesë e këtyre organizatave”. Jeni rasti më i keq se vet Ukraina që ndodhet në luftë në sistemin energjetik të vendit”, tha Shala.
Deputeti i PDK-së shtoi se nuk ka rast më të rëndë që përfaqësuesit e ENTSO-E në takim zyrtar na thonë që jeni pikë e zezë në kuadër të Evropës, ndryshoni sepse mund të përjashtoheni.
“Paralajmërimet e tilla duhet të jenë shqetësuese për institucionet. Në emër të emër të grupit të PDK-së ju ofrojmë mbështetje për të dalë nga kjo krizë”, tha Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit