LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja kërkon nga Qeveria të vendosin masa të reja në luftën kundër COVID-19

PDK-ja kërkon nga Qeveria të vendosin masa të reja në luftën kundër COVID-19
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovë kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të merren masa të reja në luftën kundër COVID-19.

Ai vëri thirrje që të rritet numri i të vaksinuarve, ndërkaq tha se duhet të ketë angazhim më të madh të Qeverisë e posaçërisht të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“I bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos veprojë sikur këtë javë që pavarësisht thirrjeve nuk duket se janë rritur masat, në ndihmë të institucioneve të Kosovës në luftën kundër COVID-19. Sot na duhet angazhim më i madh se kurrë në fuqizimin e spitaleve rajonale dhe QKUK-së”, tha Tahiri.


Tutje, Tahiri tha se “I bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që t’i dëgjojnë këshillat e profesionistëve e të vaksinohen”.

“Nëse nuk kemi angazhim të Qeverisë, edhe në muajt e ardhshëm do të jemi vendi me më së paku të vaksinuar. I bëj thirrje ministrit Vitia dhe Qeverisë që të kenë një angazhim më të madh. Java tjetër të jetë me masa shtesë”, kërkoi Tahiri në emër të deputetëve të PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori