LAJMI I FUNDIT:

PD kërkon votimin elektronik, PS: Po nëse thotë OSBE-ja

PD kërkon  votimin elektronik, PS: Po nëse thotë OSBE-ja

Votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka qenë në fokus të seancës parlamentare të kësaj të enjteje. Nisur edhe nga rezoluta e Partisë Popullore Europiane, deputeti demokrat Eduard Halimi ka deklaruar se kjo formë e votimit është një domosdoshmëri në kushtet kur sipas tij, kryeministri Edi Rama do të vërë në funksion lidhjet e tij me krimin për të grabitur votën e lirë.

“Nuk ka asnjë garanci opozita që banditët e lidhur me Ramën nuk do të jenë në zgjedhje me emrin e PS, apo me atë të vëllezërve dhe motrave që kërkojnë të fusin në listat e vitit 2017”, ka thënë Halimi.

Kjo ishte dhe arsyeja, ka shtuar ai, pse 8 muaj më parë opozita doli me propozimin në fjalë, “si mundësia më e mirë që qeveria, bandat, paratë e drogës dhe pushteti i banditëve të mos ndikonin në zgjedhje”, ka thënë Halimi.


Ai ka theksuar se, “historia e kohës së pamjaftueshme” është vetëm një alibi për t’i ikur së vërtetës dhe për të mos pranuar votën e lirë.

“Prej javësh jemi përballë së njëjtës strategji, të alibisë me kohën, të fajësimit të opozitës lidhur me reformën zgjedhore. Akuzat e përditshme të kryeministrit në këtë drejtim dëshmojnë vullnetin e mbrapshtë për të mos lejuar reformën zgjedhore dhe votimin elektronik”, ka shtuar Halimi.

Kurse, kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka ritheksuar qëndrimin e mazhorancës se kërkesa e PD për një proces elektoral elektronik është alibi.

Ai i ka kujtuar opozitës se kur ishte dje në pushtet refuzoi kërkesën e PS për numërim elektronik dhe tani është vetë ajo që kërkon absurditete.

“Tani, krahas asaj që ju nuk bëtë 2 vjet përpara zgjedhjeve, kërkoni edhe identifikimin, edhe votimin sepse e dini që nuk bëhet”, ka thënë Ruçi.

Sipas tij, mazhoranca është e angazhuar për të implementuar rekomandimet e OSBE-ODHR-it, që adresojnë problemet që ngre opozita. Por kjo e fundit, sipas tij, nuk ka vullnet. “Ata që na monitorojnë ne, OSBE-ODIHR, na kanë vënë në tavolinë një raport dhe detyra jonë është të implementojmë ato kritere. Bëhet fjalë për shit-blerje të votës? Ejani ndryshojmë Kodin Penal. Është bërë rekomandimi për transparencën e zgjedhjeve? Ejani të bëjmë në kohë çfarë kërkoni ju. Është bërë problem financimi i partive? Ejani, ne ju kemi bërë propozimet tona. Mund të mos jenë të plota, ejani t’i plotësojmë. Por ju s’keni vullnet, ndaj dhe ne ju kemi thënë se e gjitha kjo është një alibi për të justifikuar humbjen tuaj”, ka vijuar Ruçi. Por ai ka shtuar se, në rast se misioni europian e rekomandon një gjë të tillë, PS do të jetë e gatshme ta mbështesë. “Qoftë për identifikimin, votimin e numërimin le të vijnë arbitrat, dakordësohuni me ta dhe votat i keni. Nëse OSBE-ODIHR japin OK-in e tyre, sigurisht që ne jemi plotësisht dakord”, ka shtuar Ruçi.

Por ish-kryeministri Berisha, duke replikuar ndaj Ruçit ka deklaruar se votimi elektronik është rruga e vetme për të bërë që qytetarët shqiptarë të votojnë njësoj me qytetarët në vendet e Europës.

Ai është shprehur se, refuzimi kategorik i opozitës tregon se ajo nuk dëshiron një proces elektoral të lirë. “Nëse apriori ju e hidhni poshtë, ju vetëm sa bindni opozitën se në këtë vend zgjedhje nuk mund të ketë”, ka thënë Berisha.

Ai ka vlerësuar se, duhet të zgjidhet përfundimisht çështja e votimit të emigrantëve, përjashtimin e të cilëve nga procesi elektoral e ka cilësuar një “njollë turpi”.

Por, ka shtuar Berisha, kryeministri Rama nuk i pranon këto sepse po përgatit vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me organizatat kriminale.

“Nuk e pranon sepse është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Aldo Bares, të lirimit të Lul Berishës, të lirimit të banditëve. A e dini ju që atë e menaxhojnë bandat dhe banditët? Nuk e menaxhoni ju, juve s’ju pyet fare ai. A e dini ju ç’po bëhet për Hakmarrjen për Drejtësi? E njëjta gjë si me Aldo Baren. A e dini që ai me djalin e vetë është aksioner në pronat kriminale të Hakmarrjes për Drejtësi? A e dini që është i regjistruar nga shërbimet partnere në komunikime kriminale? Atëherë do votojmë ne apo do i nënshtrohemi një njeriu që është shndërruar në kaput meduze, në kreun e meduzës së krimit të organizuar në Shqipëri?”, ka thënë Berisha. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori