Pasaportat: SHBA nuk është më e forta, kjo është pozita e Kosovës
Qytetarët gjermanë posedojnë pasaportën më të fuqishme në botë, thuhet në një studim të ri, derisa Britania është renditur në vendin e tretë e pasuar nga Shtetet e Bashkuara, raporton e përditshmja angleze Telegraph.
Kjo renditje e kryer nga “Henley & Partners”, ka marrë parasysh se sa vende mund të vizitohen pa aplikuar për një vizë. Personat që posedojnë pasaportë gjermane mund të udhëtojnë në 177 vende nga 218 të mundshme, derisa britanikët mund të vizitojnë 175, kurse qytetarët amerikanë në 174, transmeton Telegrafi.
Gjatë vitit të kaluar kjo top listë ishte kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar së bashku me Gjermaninë, por kjo çështje ka ndryshuar pas disa kufizimeve të vizave që janë bërë gjatë vitit të kaluar. Është interesant fakti se si Suedia, Franca, Italia, Spanja dhe Finlanda, kanë arritur të ruajnë pozitat e tyre.
Ndërkaq vendin e katër e ndajnë Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara. Pasaporta më pak e fuqishme në botë i takon qytetarëve të Afganistanit, të cilët mund të vizitojnë vetëm 25 vende pa viza. Por aty figuron edhe ai i Kosovës, së bashku me të Sudanit Jugor dhe të Jemenit, që thuhet se me këto pasaporta mund të vizitohen vetëm 38 vende.
Pasaportat më të fuqishme në botë
Gjermania, 177
Suedia, 176
Finlanda, Franca, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, 175
Belgjika, Danimarka, Holanda, Shtetet e Bashkuara, 174
Austria, Japonia, Singapori, 173
Kanada, Irlanda, Koreja e Jugut, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Zvicra, 172
Greqia, Zelanda e Re, 171
Australia, 169
Malta, 168
Hungaria, Republika Çeke, Islanda, 167
Pasaportat më pak të fuqishme në botë
Afganistani, 25
Pakistani, 29
Iraku, 30
Somalia, 31
Siria, 32
Libia, 36
Eritrea, Etiopia, Irani, Nepali, Palestina, Sudani, 37
Kosova, Sudani Jugor, Jemen, 38
Bangladesh, Kongo (Republika Demokratike e), Libia, Shri Lanka, 39
Burundi, Koreja Veriore, Myanmar, 42. /Telegrafi/




















































