LAJMI I FUNDIT:

Pas votimit, Kurti shijon një kafe së bashku me prindërit dhe gruan e tij

Pas votimit, Kurti shijon një kafe së bashku me prindërit dhe gruan e tij

Në vendin tonë po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025. 

E pasi ka hedhur votën e tij, kryeministri Albin Kurti po shijon një kafe së bashku me prindërit dhe gruan e tij.

“Dita e mirë thonë shihet që në mëngjes. E sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë. Prandaj vendosëm që pas votimit ta shijojmë edhe kafen e mëngjesit bashkë. Jo veç baba, por edhe nana, edhe reja e djali”, shkruan Kurti, sipër fotografisë së publikuar në Facebook.


Ndryshe, qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00./Telegrafi/