LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 18° cloudy

Pas reagimit të opozitës, komuna e Lipjanit njofton për planet e investimeve në objektin e degraduar në Banullë

Pas reagimit të opozitës, komuna e Lipjanit njofton për planet e investimeve në objektin e degraduar në Banullë

Ditë më parë subjekti opozitar PDK-ja, dega në Lipjan ka reaguar lidhur me objektet shkollore të cilët janë demoluar në fshatin Banullë dhe se komuna nuk prej më shumë se një dekadë nuk ka marrë hapa konkret këto për realizim të ndonjë projekti.

Sipas opozitës objektet e stërvjetruara dhe të demoluara po keqpërdoren edhe për dukuri nevagive.

Pas reagimit të opozitës komuna e Lipjanit nëpërmjet një përgjigje me shkrim ka njoftuar se tashmë kanë planifikuar një projekt mjaftë të rëndësishëm për qytetarët.


“Sa i përket shkollës në Banullë-Gllogovc, ju informoj se Komuna ka planifikuar të ndërtoj Çerdhe për qëndrim tërë ditor”, thuhet shkurt në përgjigjen e drejtorisë së Arsimit në Lipjan.

Kujtojmë se Arsim Jashari, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e PDK-së, njëherësh banor i Banullës, në reagimin e tij lidhur me dy objektet shkollore të demoluara në Banullë të Lipjanit, ka thënë se ato prej më shumë se një dekadë kanë mbetur pa përkujdesje institucionale.

“Edhe në të kaluarën lidhur me demolimin e këtyre objekteve, por ekzekutivi në Lipjan nuk ka marrë asnjë hap lidhur me këtë çështje. Të lihet pasuria publike në këtë gjendje në dorën e askujt, të vidhet, të demolohet kjo është e pa pranueshme nga institucionet lokale dhe kryetari Imri Ahmeti sepse tash e 12 vjet nuk ka bërë asnjë hap sa i përket preventives për kujdes të pasurisë publike. Pas luftës janë rinovuar shkolla, atëherë kjo ka qenë e kompletuar ndërkohë është mbyllur pasi janë ndërtuar shkolla siç ka ndodh edhe nëpër lokalitete të tjera. Por deri tash nuk ka pasur asnjë kujdes institucional’’, ka thënë Jashari./Telegrafi/

Lexo edhe: https://telegrafi.com/dy-shkolla-ne-nje-lokalitet-pa-perkujdesje-institucionale/

Në trend

Më shumë
Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Ekonomi
Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

La Liga
Luajti 20 ndeshje si titullar këtë sezon, por pritet të largohet falas nga Barcelona

Luajti 20 ndeshje si titullar këtë sezon, por pritet të largohet falas nga Barcelona

La Liga
Gjykata Kushtetuese i jep ditën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese i jep ditën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Drejtësi
Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën

Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën

Evropa
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Lajme
Kalo në kategori