LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi LDK-VV, nuk deklarohen për media

Përfundon takimi LDK-VV, nuk deklarohen për media

(E plotësuar) Ka përfunduar takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të kandidates për kryeministre nga radhët e kësaj partie Vjosa Osmani dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, por pas takimit asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar për media.

Takimi ka ndodhur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e cila nominoi për kryeministre Vjosa Osmani për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në takim morën pjesë edhe Lutfi Haziri nga LDK dhe Besnik Bislimi nga LVV.


——————————————————————————

Pas nominimit të Vjosa Osmanit, takohen LDK dhe VV – bisedojnë për koalicionin e mundshëm

Menjëherë pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Takimin e ka konfirmuar për Telegrafin, anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abixhiku.

“Po është duke u zhvilluar një takim mes Isa Mustafës, Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit me përfaqësuesit e Vetëvendosjes. Takimi është duke u zhvilluar dhe po flitet për një bashkëpunim të mundshëm para ose pas zgjedhor”, tha ai.

Kujtojmë që LDK në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.

Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës
Lexo po ashtu Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës

Po ashtu vlen të përmendet, se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë zhvilluar takime edhe më herët, ku kanë shprehur disponimin për të bashkëpunuar.

Ndryshe, presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrё sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit për media në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori